
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
ZONAT E GATIMIT ME
INDUKSION
Për zonat e gatimit me induksion, fusha e
fortë elektromagnetike e krijon shumë
shpejt nxehtësinë në enën e gatimit.
ENËT E GATIMIT PËR ZONAT E
GATIMIT ME INDUKSION
Përdorni zonat e gatimit me
induksion me enë gatimi të
përshtatshme.
Materiali i enëve
• i përshtatshëm: hekur i derdhur, çelik,
çelik i smaltuar, Inoks, me bazament me
shumë shtresa (e cilësuar si e
përshtatshme nga prodhuesi).
• i pa përshtatshëm: alumin, bakër,
tunxh, qelq, qeramikë, porcelan.
Ena është e përshtatshme për një vatër
me induksion, nëse ...
• ... në një zonë me cilësimin më të lartë të
nxehtësisë, zien ujë shumë shpejt..
• ... bazamenti i enës tërhiqet nga një
magnet.
Fundi i enëve të gatimit duhet të
jetë sa më i trashë dhe më i
rrafshët që të jetë e mundur.
PËRDORIMI I ZONAVE TË
GATIMIT
E RËNDËSISHME
Vendosni enët e gatimit në katrorin i cili
është në sipërfaqen që ju gatuani.
Mbulojeni katrorin plotësisht. Pjesa
magnetike e fundit të enës së gatimit duhet
të jetë minimumi 125 mm. Zonat e gatimit
me induksion u përshtaten përmasave të
bazamentit të enëve. Ju mund të gatuani
me enë gatimi të mëdha në dy zona gatimi
në të njëjtën kohë.
ZHURMAT GJATË PUNËS
Nëse arrini të dëgjoni
• zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra
nga materiale të ndryshme (strukture
sanduiç).
• tingull fishkëllime: po përdorni një ose më
shumë zona gatimi me nivele të larta
fuqie dhe ena është e përbërë nga
materiale të ndryshme (struktura
sanduiç).
• gumëzhitje po përdorni nivele të larte
fuqie.
• kërcitje po ndodh një proces elektrik.
• fërshëllimë, zukatje ventilatori po punon.
Zhurmat janë normale dhe nuk
tregojnë se ka keqfunksionim të
pajisjes.
KURSIMI I ENERGJISË
Si të kursejmë energji
• Nëse është e mundur, vendosni
gjithmonë kapakët mbi enët e gatimit.
• Vini enën e gatimit mbi zonën e gatimit
para se ta ndizni atë.
• Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta
mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta
shkrirë atë.
Efikasiteti i zonës së gatimit
Efikasiteti i zonës së gatimit është i lidhur
me diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit. Për diametrat
minimalë shihni kapitullin "Të dhëna
teknike".
ÖKO TIMER (KOHËMATËSI
EKONOMIK)
Për të kursyer energji, ngrohësi i
zonës së gatimit çaktivizohet
përpara se të tingëllojë numëruesi
mbrapsht. Ndryshimi në kohën e
punës varet nga niveli i cilësimit të
ngrohtësisë dhe gjatësia e punës
së gatimit.
SHQIP 11
Kommentare zu diesen Handbüchern