Electrolux ERW1271AO Bedienungsanleitung Seite 6

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 92
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 5
6 www.electrolux.com
Pas futjes së spinës në prizë, frigoriferi i
verërave do të punoj menjëherë.
Rregullimi i temperaturës
Shtypni ”” për të rregulluar
temperaturën e zonës së sipërme.
Shtypni ”” për të rregulluar
temperaturën e zonës së poshtme.
Pozicioni i saktë duhet në çdo rast të
përcaktohet duke pasur parasysh se
temperatura e brendshme varet nga
këta faktorë:
• Temperatura e dhomës
• Shpeshtësia e hapjes së derës
• Sasia e shisheve që ruhen në të
• Pozicioni i pajisjes
Përdorimi
Sistemimi i verës
Ju lutemi vendosini shishet e verës si në
figurën më poshtë.
Mbajeni verën në ambient të errët.
Dera është e prodhuar prej xhami të
trefishtë të errësuar kundër rrezeve
ultravjollcë, për ta mbrojtur verën
nga drita në rast se frigoriferi është i
vendosur në një vend me dritë.
Vërini shishet shtrirë në mënyrë që
tapat të mos thahen.
Shmangni ndezjen e dritës së
pajisjes shumë shpesh ose për
shumë gjatë. Vera ruhet më mirë në
errësirë.
Trajtojini shishet me kujdespër të
shmangur trazimin e verës.
Ndiqni rekomandimet dhe këshillat e
marra në kohën e blerjes ose të dhëna
në dokumentacionin teknik lidhur me
cilësinë, jetëgjatësinë dhe temperaturën
më të mirë të ruajtjes së verës.
Këshilla rreth ruajtjes
Koha e ruajtjes së verës varet nga
vjetrimi, lloji i rrushit, përmbajtja e
alkoolit dhe niveli i fruktozës dhe taninës
që ka ajo. Në kohën e blerjes, shikoni
nëse vera e ka arritur vjetërsinë apo
nëse do të përmirësohet me kalimin e
kohës.
Temperatura e rekomanduar
e ruajtjes:
• Për shampanjë dhe verëra të gazuara,
ndërmjet 6 dhe 8°C
• Për verëra të bardha, ndërmjet 10
dhe 12°C
• Për verëra rozë ose të kuqe të hapur,
ndërmjet 12 dhe 16°C
• Për verëra të kuqe të vjetruara,
14dhe 16°C
Kur vendosni shishe të ndryshme
njëra mbi tjetrën, sigurohuni që ato të
mos prekin pllakën ftohëse të frigoriferit.
Shishe ”Drita ndezur”
Shishja mund të ndizet me anë të
dritës së brendshme sipas mënyrave të
mëposhtme.
1. Drita e brendshme do të ndizet
automatikisht për 5 minuta kur
frigoriferi i verërave të ndizet.
2. Drita e brendshme mund të ndizet
ose të fiket duke shtypur çelësin e
ndezjes/fikjes së dritës.
3. Drita e brendshme ndizet
menjëherë kur dera hapet. Dhe fiket
automatikisht pasi dera të jetë hapur
për 10 minuta.
4. Drita e brendshme do të fiket pasi
dera të mbyllet për 5 minuta.
FUNKSIONIMI
Seitenansicht 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 91 92

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare