
Problemi dhe kodi i
alarmit
Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Dera e pajisjes mbyllet me
vështirësi.
• Pajisja nuk është e niveluar. Lironi ose shtrëngoni
këmbët e rregullueshme (nëse ka).
• Pjesë të takëmeve dalin jashtë nga koshat.
Zhurma kërcitëse/goditëse
nga brenda pajisjes.
• Takëmet nuk janë rregulluar mirë në kosha.
Referojuni fletëpalosjes së mbushjes së koshave.
• Sigurohuni që krahët spërkatës të rrotullohen
lirshëm.
Bie automati nga pajisja. • Amperazhi është i pamjaftueshëm për të furnizuar
njëkohësisht të gjitha pajisjet në përdorim.
Kontrolloni amperazhin e prizës dhe kapacitetin e
matësit ose fikni një prej pajisjeve që jeni duke
përdorur.
• Defekt i brendshëm elektrik i pajisjes. Kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Referojuni "Përpara
përdorimit të parë",
"Përdorimi i përditshëm"
ose "Udhëzime dhe
këshilla" për shkaqet e tjera
të mundshme.
Pasi ta keni kontrolluar pajisjen,
çaktivizojeni dhe aktivizojeni pajisjen.
Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Për kodet e alarmit që nuk përshkruhen
në tabelë, kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
12.1 Rezultatet e larjes dhe të tharjes nuk janë të kënaqshme
Problemi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Rezultate të pakënaqshme
larjeje.
• Referojuni "Përdorimi i përditshëm", "Udhëzime
dhe këshilla" dhe fletëpalosjes për mbushjen e
koshave.
• Përdorni programe me larje më intensive.
• Nëse përdorni tableta të kombinuara, gjithmonë
aktivizoni opsionin Multitab.
Rezultate të pakënaqshme
tharjeje.
• Takëmet janë lënë shumë kohë brenda pajisjes së
mbyllur.
• Nuk ka shpëlarës ose dozimi i shpëlarësit nuk
është i mjaftueshëm. Vendoseni kutinë e
shpëlarësit në nivel më të lartë.
• Artikujt plastikë mund të kenë nevojë të thahen me
peshqir.
• Rekomandojmë të përdorni gjithmonë shpëlarës,
edhe në kombinim me tableta të shumëfishta.
www.electrolux.com20
Kommentare zu diesen Handbüchern