Electrolux ESI6601ROX Bedienungsanleitung Seite 9

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 20
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 8
5. OPSIONET
Aktivizoni ose çaktivizoni opsionet
përpara fillimit të një programi.
Nuk mund t'i aktivizoni ose t'i
çaktivizoni opsionet gjatë
funksionimit të një programi.
Në janë cilësuar një ose më
shumë opsione, sigurohuni që
treguesit përkatës të jenë të
ndezur përpara se të filloj
programi.
5.1 TimeSaver
Ky opsion rrit presionin dhe temperaturën
e ujit. Programet e larjes dhe të tharjes
janë më të shkurtra. Kohëzgjatja totale e
programit ulet me rreth 50%.
Rezultatet e larjes janë të njëjta me
kohëzgjatjen e programit normal.
Rezultatet e tharjes mund të ulen.
Aktivizimi i opsionit TimeSaver
1. Shtypni TimeSaver. Ndizen treguesi
përkatës dhe shiriti i programeve. Ju
mund të shihni në ekran përditësimin e
kohëzgjatjes së programit.
Nëse opsioni nuk aplikohet për këtë
program, treguesi përkatës pulson
shpejt 3 herë dhe më pas fiket.
Shiriti i programeve nuk ndizet.
5.2 Multitab
Aktivizojeni këtë opsion kur përdorni
tableta të kombinuara detergjentesh.
Ky opsion çaktivizon përdorimin e
shpëlarësit dhe të kripës. Treguesit
përkatës të tyre qëndrojnë të fikur.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet.
Aktivizimi i opsionit Multitab
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen.
2.
Prekni Option derisa treguesi Multitab
të ndizet.
Opsioni qëndron aktiv derisa ta çaktivizoni
atë. Shtypni Option derisa treguesi
Multitab të fiket.
Nëse ndaloni përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara, përpara
se të filloni përdorimin veçmas të
detergjentit, lëndës shpëlarëse dhe
kripës së enëlarëses, ndiqni këto
hapa:
1.
Çaktivizoni opsionin Multitab.
2.
Vendosni zbutësin e ujit në nivelin më
të lartë.
3.
Sigurohuni që kutia e kripës dhe kutia
e shpëlarësit të jenë plot.
4.
Nisni programin më të shkurtër me një
fazë shpëlarjeje, pa detergjent dhe pa
enë.
5.
Rregullojeni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
6.
Rregulloni sasinë e lëshuar të
shpëlarësit.
5.3 EnergySaver
Ky opsion ul temperaturën në fazën e
shpëlarjes së fundit.
Përdorimi i këtij opsioni ul konsumin e
energjisë (deri në 25%) dhe kohëzgjatjen e
programit.
Enët mund të jenë të lagura në fund të
programit.
Aktivizimi i opsionit EnergySaver
1.
Prekni Option derisa treguesi
EnergySaver të ndizet. Ju mund të
shihni në ekran përditësimin e
kohëzgjatjes së programit.
Nëse opsioni nuk aplikohet për
programin, treguesi përkatës nuk
ndizet.
5.4 MyFavourite
Me këtë opsion mund të vendosni dhe të
memorizoni programin që përdorni më
shpesh.
Ju mund të memorizoni vetëm 1
program çdo herë. Një cilësim i ri
anulon të mëparshmin.
Memorizimi i një programi
1.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen.
2.
Vendosni programin që dëshironi të
memorizoni. Ju mund të vendosni
gjithashtu opsionet e disponueshme
së bashku me programin. Nuk mund
të memorizohen opsionet Multitab dhe
Delay.
SHQIP 9
Seitenansicht 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 19 20

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare