
1 Butoni On/off (ndezja/fikja)
2 Ekrani
3 Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
4 Butonat e përzgjedhjes së programeve
5 Dritat treguese
6 Butonat e funksioneve
Dritat treguese
Kripa
1)
Kjo ndizet kur është e nevojshme të mbushet kutia e kripës. Referojuni kapitullit
"Përdorimi I kripës në enëlarëse".
Pasi të keni mbushur kutinë, drita treguese e kripës mund të vazhdojë të
qëndrojë e ndezur për disa orë. Kjo nuk ndikon negativisht në funksionimin e
pajisjes.
Lënda
shpëlarëse
1)
Kjo ndizet kur është e nevojshme të mbushet kutia e lëndës shpëlarëse.
Referojuni kapitullit "Përdorimi I detergjentit dhe shpëlarësit".
Multitab Kjo ndizet kur ju aktivizoni funksionin "Multitab". Referojuni kapitullit "Funksioni I
shumëfishtë".
1) Kur kutia e kripës dhe/ose e lëndës shpëlarëse janë bosh, dritat treguese përkatëse nuk do të ndizen gjatë kohës
që programi i larjes është në funksionim.
Ekrani
Në ekran shfaqet:
• Përshtatja elektronike e nivelit të zbutësit
të ujit.
• Aktivizimi/çaktivizimi i shpërndarësit të
lëndës shpëlarëse (vetëm me funksionin
"Multitab" të aktivizuar).
• Kohëzgjatja e programit të larjes.
• Koha e mbetur deri në përfundimin e
programit të larjes.
• Përfundimi i një programi larjeje. Në ekran
shfaqet një zero.
• Koha e mbetur deri në përfundimin e
nisjes së programuar.
• Kodet e defekteve.
• Aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akustike.
Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
Përdorni këtë buton për të shtyrë fillimin e
programit të larjes me një interval nga 1 në
24 orë. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja
dhe startimi I një programi larës".
Butonat e përzgjedhjes së programeve
Me anë të këtyre butonave ju mund të
zgjidhni programin e larjes. Shtypni një
buton programi, dhe drita treguese
përkatëse do të ndizet.
Referojuni kapitullit "Programet e larjes" për
më shumë të dhëna lidhur me programet e
larjes.
Butonat e funksioneve
Përdorni butonat e funksioneve për këto
procese:
• Për të përshtatur elektronikisht nivelin e
zbutësit të ujit. Referojuni kapitullit
"Vendosja e zbutësit të ujit".
• Për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin
"Multitab". Referojuni kapitullit "Funksioni
I shumëfishtë".
• Për të aktivizuar/çaktivizuar
shpërndarësin e lëndës shpëlarëse kur
funksioni "Multitab" është aktiv.
Referojuni kapitullit "Si të veprojmë nëse..."
• Për të anuluar programin e larjes në
proces ose shtyrjen e fillimit të programit.
Referojuni kapitullit "Përzgjedhja dhe
startimi I një programi larës".
• Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike. Referojuni kapitullit "Sinjalet
akustike".
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes për këto procese:
• Për të zgjedhur dhe për të nisur një
program larjeje dhe/ose një nisje të shtyrë
të programit.
• Për të përshtatur elektronikisht nivelin e
zbutësit të ujit.
• Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike.
6 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern