Electrolux ESL66060R Bedienungsanleitung Seite 7

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 20
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 6
Për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin
"Multitab".
Për të aktivizuar/çaktivizuar
shpërndarësin e lëndës shpëlarëse.
Shtypni butonin On/Off (ndezja/fikja). Pajisja
është në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
Ndizen të gjitha dritat treguese të
programeve.
Shtypni butonin On/Off. Pajisja nuk është
në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
Ndizet drita treguese e vetëm një
programi.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e një programi
larjeje ose shtyrjen e fillimit të një programi.
Nevojitet që të anuloni programin ose
shtyrjen e fillimit të programit për t'u
kthyer në modalitetin e përzgjedhjes.
Referojuni kapitullit "Përzgjedhja dhe
startimi I një programi larës".
Sinjalet akustike
Sinjalet akustike tregojnë:
Përfundimin e një programi larjeje.
Përshtatjen elektronike të nivelit të
zbutësit të ujit.
Një keqfunksionim të pajisjes.
Kryeni këta hapa për të çaktivizuar sinjalet
akustike:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve B dhe C derisa dritat
treguese të butonave të funksioneve A,
B dhe C të fillojnë të pulsojnë.
4. Lëshoni butonat e funksioneve A dhe B.
5. Shtypni butonin e funksionit C.
Dritat treguese për butonat e
funksioneve A dhe B fiken.
Drita treguese për butonin e funksionit
C pulson.
Në ekran shfaqet përcaktimi aktual.
Sinjalet akustike
aktivizohen
Sinjalet akustike
çaktivizohen
6. Shtypni sërish butonin e funksionit C.
Në ekran shfaqet përshtatja e re.
7. Fikeni pajisjen për të ruajtur procesin.
Kryeni procedurën e mësipërme për të
aktivizuar sërish sinjalet akustike.
PËRDORIMI I PAJISJES
Referojuni udhëzimeve për çdo hap të
procedurës:
1. Bëni një kontroll nëse përshtatja e
zbutësit të ujit përputhet me fortësinë e
ujit në zonën tuaj. Nëse është e
nevojshme, përshtatni zbutësin e ujit.
2. Mbusheni kutinë e kripës me kripë
posaçme për enëlarëse.
3. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit me
ndihmësin për shpëlarjen.
4. Mbushja e enëlarëses me takëme dhe
enë.
5. Vendosni programin e saktë të larjes
sipas llojit të ngarkesës dhe të ndotjes.
6. Mbusheni kutinë e detergjentit me
sasinë e duhur të detergjentit.
7. Filloni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta detergjenti të
kombinuara ("3 në 1", "4 në 1", "5 në
1"), referojuni kapitullit "Funksioni i
shumëfishtë".
VENDOSJA E ZBUTËSIT TË UJIT
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga
furnizimi i ujit. Mineralet dhe kripërat mund
të kenë një ndikim negativ në funksionimin e
pajisjes.
Shkallët ekuivalente masin fortësinë e ujit:
Sistemi gjerman (dH°).
Sistemi francez (°TH).
mmol/l (milimol për çdo litër - njësi
ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
•Gradë Clarke.
Përshtatni zbutësin e ujit sipas fortësisë së
ujit në zonën tuaj. Nëse është e nevojshme,
kontaktoni autoritetet lokale të ujësjellësit.
electrolux 7
Seitenansicht 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 19 20

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare