Electrolux EUF2740AOW Bedienungsanleitung Seite 8

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 36
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 7
KUJDES!
Nëse temperatura e
ambientit është e lartë ose
nëse pajisja është mbushur
plot, dhe pajisja është
vendosur në temperaturën
më të ulët, ajo mund të
punojë pa pushim duke
shkaktuar formimin e brymës
në murin e pasmë. Në këtë
rast, rregullatori i
temperaturës duhet
vendosur në një përzgjedhje
më të lartë për të lejuar
shkrirjen automatike dhe si
rrjedhojë reduktimin e
konsumit të energjisë.
4.6 Alarmi ndaj temperaturës së
lartë
Në rastin e një rritjeje anormale të
temperaturës brenda ngrirësit (p.sh.
ndërprerje energjie), drita e alarmit
ndizet.
Pasi të jenë rikthyer sërish kushtet
normale, drita e alarmit do të fiket
automatikisht.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Energjia fillestare
KUJDES!
Përpara se të futni spinën në
prizë dhe të ndizni pajisjen
për herë të parë, lëreni
pajisjen të qëndrojë drejt në
këmbë për të paktën 4 orë.
Kjo do të sigurojë kohën e
mjaftueshme që vaji të
kthehet në kompresor.
Përndryshe kompresori ose
pjesët përbërëse elektronike
mund të dëmtohen.
5.2 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e ndizni për herë të parë pajisjen ose
pas një periudhe mospërdorimi, lëreni të
punojë për të paktën 2 orë përpara se të
futni produkte në ndarje.
Sirtarët e ngrirësit sigurojnë gjetjen e
lehtë dhe të shpejtë të pakos së ushqimit
që dëshironi. Nëse duhet të ruani sasi të
mëdha ushqimi, hiqni të gjithë sirtarët,
përveç sirtarit të poshtëm që duhet të
jetë në vend për të siguruar qarkullim të
mirë të ajrit. Në të gjitha raftet është e
mundur të vendosen ushqime që dalin
jashtë derës deri në 15 mm.
PARALAJMËRIM!
Në rast shkrirjeje
aksidentale, si për shembull
për shkak të ndërprerjes së
energjisë elektrike, nëse kjo
zgjat më shumë se vlera e
treguar në tabelën e
veçorive teknike te “koha në
rritje”, ushqimi i shkrirë duhet
të konsumohet shpejt ose të
gatuhet menjëherë e më pas
të rivendoset në ngrirje (pasi
është ftohur).
5.3 Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe
për ruajtjen e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë sasi të vogla ushqimi të
freskët nuk është e nevojshme të
ndryshohet cilësimi i paracaktuar.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin FastFreeze të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin që do të ngrini, në dhomëzën e
ngrirësit.
Ushqimin që do të ngrihet vendoseni në
dy ndarjeve të sipërme,.
www.electrolux.com8
Seitenansicht 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 35 36

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare