Electrolux EWF1408WDL Bedienungsanleitung Seite 4

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 52
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 3
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar, për të shmangur rreziqet.
Presioni i punës i ujit (minimumi dhe maksimumi) duhet
të jenë mes 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8 MPa)
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet të
mos bllokohen nga tapeti.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë duke
përdorur pajisjet e dhëna të tubave. Pajisjet e vjetra të
tubave nuk duhet të ripërdoren.
2.
UDHËZIME PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni paketimin dhe bulonat e
transportit.
Ruajini bulonat e transportit. Kur ta
lëvizni pajisjen sërish duhet ta bllokoni
kazanin.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Mos e instaloni ose mor e përdorni
pajisjen në vende ku temperatura është
më e ulët se 0 °C ose atje ku është e
ekspozuar ndaj kushteve atmosferike.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e
pastër e ta durojë nxehtësinë.
Mos e instaloni pajisjen në një vend ku
dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkulloj ajër.
Rregullojini këmbëzat në mënyrë që
mes pajisjes dhe tapetit të ketë
hapësirë të mjaftueshme.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar
të instaluar si duhet.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
ushqimit të pajisjes duhet zëvendësuar,
kjo duhet bërë nga Shërbimi ynë i
Klientit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke
e tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga
spina.
Mos e prekni kabllin kryesore ose
spinën e korentit me duar të lagura.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
4
www.electrolux.com
Seitenansicht 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 51 52

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare