Electrolux EWG147540W Bedienungsanleitung Seite 12

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 64
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 11
NDRYSHIMI I NJË PËRZGJEDHJEJE
OSE NJË PROGRAMI NË PROCES
Është e mundur të ndryshoni disa
përzgjedhje përpara se të aplikohen në
programin në proces.
Përpara se të bëni çdo ndryshim, duhet të
NDALONI procesin e lavatriçes duke
shtypur butonin 8 (nëse dëshironi të
ndryshoni përzgjedhjen e Rregulluesit të
Minutave, duhet të anuloni programin në
proces dhe të bëni sërish përzgjedhjen
tuaj).
Ndryshimi i një programi në proces është i
mundur vetëm duke e rivendosur atë.
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës të
programeve në
, e më pas tek pozicioni i
programit të ri. Filloni programin e ri duke
shtypur sërish butonin 8. Uji larës në
kazanin e lavatriçes nuk do të zbrazet.
NDËRPRERJA E NJË PROGRAMI
Shtypni butonin 8 për të ndërprerë një
program në proces, drita treguese
përkatëse jeshile do të fillojë të pulsojë.
Shtypni sërish butonin për të rifilluar
programin.
ANULIMI I NJË PROGRAMI
Rrotulloni çelësin përzgjedhës tek pozicioni
për të anuluar një program në proces.
Tani mund të zgjidhni një program të ri.
HAPJA E DERËS
Pasi ka filluar programi (ose gjatë shtyrjes
së fillimit të programit) dera është e kyçur,
nëse doni ta hapni atë, vendoseni fillimisht
pajisjen në PAUZË duke shtypur butonin 8 .
Nëse ikona 7.10 mbas pak minutash
largohet nga ekrani, dera mund të hapet.
Nëse ikona 7.10 nuk fiket, do të thotë se
pajisja është duke u ngrohur ose që niveli i
ujit është tepër i lartë. Mos u përpiqni ta
hapni derën me forcë!
Nëse nuk mundeni ta hapni derën por ju
duhet ta bëni këtë, duhet të fikni pajisjen
duke rrotulluar çelësin përzgjedhës në
pozicionin
. Pas pak minutash, dera
mund të hapet (bëni kujdes nivelin dhe
temperaturën e ujit!).
Mbas mbylljes së derës, është e
domosdoshme të zgjidhni përsëri
programin dhe opsionet dhe të shtypni
butonin 8 .
NË PËRFUNDIM TË PROGRAMIT
Pajisja ndalon automatikisht. Tre zero që
pulsojnë (
) shfaqen në ekran. Drita
treguese e butonit 8 fiket. Disa sinjale
akustike do të tingëllojnë për disa minuta.
Po të keni zgjedhur një program ose një
opsion që përfundon duke lënë ujë në
kazan, ikona 7.10 qëndron e afishuar. Dera
është ende e bllokuar. Uji duhet të zbrazet
përpara se të hapni derën. Gjatë kësaj
kohe, kazani vazhdon të rrotullohet në
intervale të rregullta deri në shkarkimin e
ujit.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të
zbrazur ujin:
1. Rrotullojeni çelësin përzgjedhës të
programit në pozicionin
.
2. Përzgjidhni programin për shkarkim ose
centrifugim.
3. Zvogëloni shpejtësinë e centrifugimit
nëse është nevoja, duke shtypur
butonin përkatës.
4. Shtypni butonin 8.
Në fund të programit, pas pak minutash,
ikona 7.10 zhduket. Dera mund të hapet.
Rrotulloni çelësin përzgjedhës të programit
te pozicioni
për të fikur pajisjen.
Nxirrni rrobat nga kazani i lavatriçes dhe
kontrolloni që kazani të jetë bosh. Nëse nuk
keni ndërmend të kryeni një larje tjetër,
mbyllni rubinetin e ujit. Lëreni derën hapur
për të shmangur formimin e mykut dhe të
erërave të pakëndshme.
Pezullim: pasi programi të kete përfunduar
pas pak minutash, do të aktivizohet sistemi
i kursimit të energjisë. Ndriçimi i ekranit
është ulur. Duke shtypur çdo buton, pajisja
do të dalë nga statusi i kursimit të energjisë.
12 electrolux
Seitenansicht 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 63 64

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare