Electrolux EWW1686HDW Bedienungsanleitung Seite 25

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 56
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 24
1.
Shkëputeni spinën e pajisjes nga priza
e rrjetit elektrik.
2.
Mbyllni rubinetin e ujit.
3.
Hiqni zorrën e hyrjes së ujit.
4.
Vendosni dy skajet e zorrës së hyrjes
së ujit në një enë dhe lëreni ujin të
rrjedhë nga zorra.
5.
Zbrazni pompën e shkarkimit.
Referojuni procedurës së shkarkimit
të emergjencës.
6.
Kur pompa e shkarkimit të jetë e
zbrazur, vendosni përsëri zorrën e
hyrjes së ujit.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që temperatura të jetë
më e lartë se 0°C përpara se ta
përdorni sërish pajisjen.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi
për dëme të shkaktuara nga
temperaturat e ulëta.
14. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Ndezja e pajisjes nuk kryhet ose pajisja
ndalon gjatë punës.
Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për
problemin (referojuni tabelës). Nëse nuk e
gjeni, kontaktoni qendrën e shërbimit.
Për disa keqfunksionime, dëgjohen
sinjalet akustike dhe ekrani tregon një
kod alarmi:
- Pajisja nuk mbushet me ujë.
- Pajisja nuk e shkarkon ujin.
- Dera e pajisjes është e hapur
ose nuk është mbyllur mirë. Ju lutemi
kontrolloni derën!
- Furnizimi me rrymë është i
paqëndrueshëm. Prisni derisa furnizimi
me rrymë të bëhet i qëndrueshëm.
PARALAJMËRIM
Çaktivizojeni pajisjen para se të
kryeni kontrollet.
Problemi Zgjidhja e mundshme
Programi nuk fillon
punën.
Sigurohuni që spina të jetë në prizë.
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë asnjë
siguresë të prishur.
Sigurohuni që butoni Nis/Ndërprit të jetë shtypur.
Nëse caktohet shtyrja e programit, anulojeni cilësimin
ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
Çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët, nëse është i
ndezur.
Pajisja nuk mbushet
me ujë.
Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i dobët. Për këtë informacion, kontaktoni
autoritetet lokale të ujësjellësit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që filtri në zorrën hyrëse dhe filtri i valvulës të
mos jenë të bllokuar. Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe
pastrimi".
Sigurohuni që zorra hyrëse të mos jetë e përdredhur ose
e harkuar.
SHQIP 25
Seitenansicht 24
1 2 ... 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 ... 55 56

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare