Electrolux LLT9VA52U Bedienungsanleitung Seite 21

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 140
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 20
21
AL
Ky manual përdorimi ofron udhëzime
të përgjithshme instalimi dhe përdorimi
për këtë model. Ne rekomandojmë që të
përdorni një profesionist të shërbimit ose
kontraktor për kuzhinën për të instaluar
frigoriferin. Përdoreni frigoriferin vetëm siç
është udhëzuar në këtë manual përdorimi.
Përpara se të ndizni frigoriferin, ndiqni
këta hapa të rëndësishëm në llim.
11.1 Vendndodhja
Zgjidhni një vend që ndodhet pranë
një prize elektrike të tokëzuar dhe
pa automat. Mos përdorni kabllo
zgjatuese ose spinë me adaptues.
Nëse është e mundur, largojeni
frigoriferin nga drita e drejtpërdrejtë
e diellit dhe larg nga soba, lavastovilja
ose burime të tjera të nxehtësisë.
Frigoriferi duhet të instalohet në një
dysheme të niveluar dhe mjaft të fortë
për të mbajtur një frigorifer të mbushur
plotësisht.
Konsideroni disponueshmërinë
e furnizimit me ujë për modelet e
pajisura me prodhues akulli automatik.
KUJDES
Mos e instaloni frigoriferin aty
ku temperatura do të bjerë nën
10°C ose do të rritet mbi 43°C.
Kompresori nuk do të jetë në
gjendje të ruajë temperaturat
e duhura brenda frigoriferit.
Mos e bllokoni grilën e poshtme
në pjesën e përparme të poshtme
të frigoriferit. Është e rëndësishme
të ketë qarkullim të mjaftueshëm
me ajër për funksionimin e duhur
të frigoriferit.
11.2 Instalimi
Lini hapësirat e mëposhtme të lira për
lehtësi instalimi, qarkullimin e duhur të
ajrit dhe lidhjet hidraulike dhe elektrike:
Anash dhe lart 40 mm
Prapa 30 mm
SHËNIM
Nëse frigoriferi vendoset me anën
e menteshës së derës kundrejt
murit, lini hapësirë shtesë në
mënyrë që dera të mund të hapet
më shumë.
11.3 Hapja e derës
Frigoriferi duhet të pozicionohet për të
lejuar akses të lehtë te një bango kur
nxirrni ushqime. Për përdorim optimal
të sirtarëve të frigoriferit dhe koshave
të ngrirësit, frigoriferi duhet të jetë në
një pozicion ku të dy mund të hapen
plotësisht.
11. INSTALIMI
0MHWHWHQHYRMVKPH
.RN3KLOOLSV
26(
26(
'+('+(
HOVKHN]DJRQ
PP
HOVDQJOH]
PP
HOV
DQJOH]
HOV
ILVR൑
Seitenansicht 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 139 140

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare