
4 www.electrolux.com
produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese,
tretës ose objekte metalike.
• Mos ruani në pajisje substanca që shpërthejnë, si p.sh.
kuti aerosoli me lëndë të ndezshme.
• Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualikuar, për të shmangur rreziqet.
• Nëse pajisja është e pajisur me një përgatitës akulli ose
makineri për ftohjen e ujit, mbushini vetëm me ujë të
pijshëm.
• Nëse pajisja duhet të lidhet me sistemin e furnizimit
me ujë, lidheni vetëm me sistemin e furnizimit me ujë të
pijshëm.
• Presioni i rrjedhës së ujit (minimumi dhe maksimumi)
duhet të jenë mes 1 bar (0,1 MPa) dhe 10 bar (1 MPa)
2. UDHËZIME PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
• Sigurohuni që ajri të arrijë të qarkullojë
përreth pajisjes.
• Prisni të paktën 4 orë përpara se të
lidhni pajisjen me energjinë elektrike.
Kjo bëhet që vaji të lejohet të rrjedhë
përsëri te kompresori.
• Mos e instaloni pajisjen pranë
radiatorëve, sobave, furrave ose
vatrave të gatimit.
• Pjesa e pasme e pajisjes duhet të
mbështetet pas murit.
• Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë
të drejtpërdrejtë dielli.
• Mos e instaloni pajisjen në zona me
shumë lagështi ose shumë të ftohta,
si shtesa ndërtimi, garazhe ose
qilarë vere.
• Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga
cepi i përparmë për të shmangur
gërvishtjen e dyshemesë.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike. Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën elektrike,
kabllon elektrike, kompresorin).
• Kontaktoni me shërbimin ose një
elektricist për të ndërruar pjesët
elektrike.
• Kablloja elektrike duhet të qëndrojë
nën nivelin e spinës elektrike.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë
e arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Kommentare zu diesen Handbüchern