Electrolux EC4200AOW Bedienungsanleitung Seite 10

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 56
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 9
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
NGRIRJA E USHQIMEVE TË
FRESKËTA
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni
funksionin Action Freeze të paktën 24 orë
përpara se të fusni ushqimin në dhomëzën
e ngrirjes.
Sasinë maksimale të ushqimit që mund të
ngrijë për 24 orë, e gjeni mbi etiketën e
parametrave
1)
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqime të tjera për të
ngrirë.
DEPOZITIMI I USHQIMEVE TË
NGRIRA
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
më të lartë.
Në rast të një shkrirjeje aksidentale,
për shembull si pasojë e ikjes së
korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në
kohë më shumë se vlera e shfaqur
në tabelën e të dhënave teknike në
pikën "koha në rritje", ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet shpejt
ose të gatuhet menjëherë e më pas
të mund të rivendoset në ngrirje (jo
të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
HAPJA DHE MBYLLJA E
KAPAKUT
Duke qenë se kapaku është i pajisur me një
guarnicion puthitës, nuk është e lehtë ta
rihapni atë menjëherë pasi e keni mbyllur
(për shkak të vakumit të formuar brenda).
Prisni disa minuta përpara se ta rihapni
kapakun e pajisjes. Valvuli i vakumit do t'ju
ndihmojë të hapni kapakun.
PARALAJMËRIM
Mos e tërhiqni asnjëherë dorezën
me shumë forcë.
KOSHAT MBAJTËS
AB
Varini koshat në skajin e sipërm të
frigoriferit (A) ose vendosini ato brenda
frigoriferit (B). Rrotulloni dhe fiksoni dorezat
për këto dy pozicione, siç tregohet në
figurë.
230
806606 946 1061
1201 1336 1611
Koshat do të rrëshqasin brenda njëri-tjetrit.
Figurat e mëposhtme tregojnë se si shumë
kosha mund të vendosen brenda modeleve
të ndryshme të frigoriferëve.
Gjithashtu ju mund të blini kosha të tjerë
shtesë pranë Qendrës së Shërbimit.
1)
Referojuni kapitullit "Të dhëna teknike"
10
www.electrolux.com
Seitenansicht 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 55 56

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare