
FUNKSIONIMI
NDEZJA
Vendoseni spinën në prizën e murit.
Drita treguese do të ndizet.
Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës në
drejtim të akrepave të orës në një cilësim
mesatar.
Nëse temperatura brenda pajisjes
është tepër e lartë, do të ndizet
drita e alarmit.
FIKJA
Për të fikur pajisjen hiqni spinën e rrymës.
RREGULLIMI I TEMPERATURËS
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të vënë në funksionim pajisjen, veproni
si më poshtë:
• rrotulloni rregullatorin e temperaturës
drejt një vendosje më të ulët, për të
përftuar minimumin e ftohtësisë.
• rrotulloni rregullatorin e temperaturës
drejt një vendosje më të lartë, për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Më e përshtatshme në përgjithësi
është një vendosje mesatare.
Megjithatë, duhet të zgjidhet vendosja e
saktë duke pasur parasysh se temperatura
brenda pajisjes varet nga:
• temperatura e dhomës
• shpeshtësia e hapjes së kapakut
• sasia e ushqimit që ruhet në të
• vendndodhja e pajisjes.
SHQIP 7
Kommentare zu diesen Handbüchern