Electrolux ECM30131W Bedienungsanleitung Seite 54

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 72
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 53
Paneli I kontrollit
1 2 3
4
1 Drita e alarmit ndaj temperaturës së lartë
2 Drita treguese
3 Action Freeze drita
4 Action Freeze çelës
dhe riaktivizimi i Alarmit
Action Freeze funksioni
Ju mund të aktivizoni funksionin Action
Freeze duke shtypur çelësin Action Freeze .
Drita Action Freeze do të ndizet.
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52
orësh.
Është e mundur të çaktivizoni funksionin në
çdo kohë duke shtypur butonin Action
Freeze . Drita Action Freeze do të fiket.
Alarm ndaj temperaturës së lartë
Rritja e temperaturës në frigorifer (për
shembull si pasojë e ikjes së dritave) tregohet
nëpërmjet:
ndezjes së dritës së Alarmit
tingëllimit të ziles.
Gjatë fazës së alarmit, zilja mund të fiket duke
shtypur çelësin e riaktivizimit të Alarmit.
Gjatë fazës së alarmit, mos vendosni
ushqime brenda në frigorifer.
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet, drita e
Alarmit do të fiket automatikisht.
Përdorimi i parë
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët
dhe pak sapun natyral për të hequr erën
tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
E rëndësishme Mos përdorni detergjent
apo pluhura gërryese, pasi këto mund të
dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Përdorimi I përditshëm
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni
funksionin Action Freeze të paktën 24 orë
përpara se të fusni ushqimin në dhomëzën e
ngrirjes së frigoriferit.
Sasinë maksimale të ushqimit që mund të
ngrijë për 24 orë, e gjeni mbi etiketën e
parametrave
18)
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqime të tjera për të
ngrirë.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
më të lartë.
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së
korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të
dhënave teknike në pikën "koha në rritje",
ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt
ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund
të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi
të jetë ftohur).
Kalendari i Ngrirjes
18) Referojuni kapitullit "Të dhëna teknike
54 electrolux
Seitenansicht 53
1 2 ... 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 ... 71 72

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare