
3.2 Fikja e pipëzës
Për të fikur flakën, rrotullojeni çelësin në
simbolin (
).
PARALAJMËRIM
Gjithnjë uleni flakën ose fikeni atë
përpara se të hiqni enët nga vatra.
3.3 Zonat elektrike të punës
Për të ndezur e për të rritur përzgjedhjen e
nxehtësisë, rrotullojeni çelësin në drejtim
orar. Për të ulur përzgjedhjen e nxehtësisë,
rrotullojeni çelësin në drejtim kundër-orar.
Për ta fikur, rrotullojeni çelësin në 0.
Kur një zonë gatimi është në punë,
ajo bën një zhurmë të shkurtër. Kjo
është tipike për gjithë zonat e
gatimit prej qelqi qeramik dhe nuk
tregon se pajisja punon në mënyrë
të pasaktë.
Treguesi i energjisë aktivizohet kur ndizet
një zonë elektrike gatimi, dhe do të
qëndrojë ndezur derisa zona elektrike e
gatimit të fiket.
3.4 Përpara përdorimit të parë
Vendosni në të gjitha zonat e gatimit një
tigan të mbushur me ujë. Vendosni
pozicionin maksimal dhe vëreni në punë
pajisjen për rreth 10 minuta derisa uji
brenda tiganit të ziejë. Pas kësaj, lëreni
pajisjen në pozicion minimal për 20 minuta.
Gjatë kësaj periudhe mund të krijohet tym
dhe erë e pakëndshme. Kjo është normale.
Sigurohuni që të ketë ajrosje të
mjaftueshme.
Pas këtij përdorimi, pastroni pajisjen me një
copë të butë dhe me ujë të ngrohtë.
3.5 Shembuj të përdorimit për
gatim
Cilësi
mi i
nxehtë
sisë:
Përdoreni për:
1 Për të mbajtur ngrohtë
2 Për një valë të lehtë
3 Për të zier pak
4 Për skuqje / karamelizim
5 Për vlim
6 Për vlim / skuqje të shpejtë /
skuqje të thellë
4. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për
sigurinë".
4.1 Kursimi i energjisë
• Nëse është e mundur, vendosni
gjithmonë një kapak mbi enën e gatimit.
Gaz
• Kur lëngu fillon të vlojë, uleni flakën sa
për të zier pak ujin.
Elektrike
• Vini enën e gatimit mbi vatër para se ta
ndizni vatrën.
• Fikeni vatrën përpara përfundimit të
kohës së gatimit për të përdorur
nxehtësinë e mbetur.
• Vatra dhe fundi i tenxheres duhet të kenë
të njëjtën madhësi.
• Fundi i enëve të gatimit duhet të
jetë sa më i trashë dhe më i
rrafshët që të jetë e mundur.
Përdorni enë gatimi diametri i të cilave
përket me përmasat e vatrave.
Vatra Diametrat e enëve të
gatimit
E shpejtë 160 - 260 mm
Gjysmë e
shpejtë
120 - 220 mm
SHQIP 7
Kommentare zu diesen Handbüchern