Electrolux EGE6172NOK Bedienungsanleitung Seite 9

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 76
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 8
Në mënyrë që vatra të funksionojë mirë,
sigurohuni që skarat mbështetëse të
tenxhereve të jenë në qendër të vatrës.
Bëni shumë kujdes kur zëvendësoni
skarat mbështetëse të tenxhereve
për të parandaluar pjesën e sipërme
të vatrës nga dëmtimi.
Pas pastrimit, thajeni pajisjen me një leckë
të butë.
Heqja e ndotjeve:
1.
Hiqni menjëherë: materialet
plastike që shkrijnë, letrat plastike
dhe ushqimet që përmbajnë sheqer.
Fikni pajisjen dhe lëreni të ftohet
para se të pastroni: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet metalike. Përdorni një
pastrues të veçantë që mund të
përdoret për sipërfaqen e vatrës së
gatimit.
2.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent.
3.
Në fund thajeni pajisjen duke e
fërkuar me një leckë të pastër.
PARALAJMËRIM
Mos përdorni thikë, kruajtëse ose
instrumente të ngjashme për të
pastruar sipërfaqen e xhamit ose
vendet midis buzëve të vatrave dhe
skeletit (nëse ka).
PARALAJMËRIM
Mos i rrëshqitni enët mbi xham,
sepse sipërfaqja mund të
gërvishtet. Gjithashtu, mos lejoni që
objektet e rënda ose të mprehta
bien mbi xham ose të godasin
buzën e vatrës të gatimit.
5.1 Pastrimi i kandelës ndezëse
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet një
kandele ndezëse prej qeramike me një
elektrodë metalike. Këta elementë mbajini
të pastra për të shmangur vështirësitë
ndezje, si dhe kontrolloni që vrimat e
kurorës së pipëzës të mos jenë të
bllokuara.
5.2 Mirëmbajtja periodike
Flisni periodikisht me Qendrën tuaj lokale të
Shërbimit që të kontrollojnë gjendjen e tubit
të gazit dhe rregulluesin e presionit, nëse
është i pranishëm.
6. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk ka shkëndija kur
ndizni gazin.
Nuk ka rrymë elektrike. Sigurohuni që pajisja të
jetë e lidhur me rrjetin
dhe furnizimi me energji
elektrike të jetë
aktivizuar.
Kontrolloni siguresat.
Nëse siguresa bie më
shumë se një herë,
lidhuni me një elektricist
të kualifikuar.
Nuk ka shkëndija kur
ndizni gazin.
Beku dhe kurora e
gatimit janë vendosur
paniveluara.
Sigurohuni që beku dhe
kurora të jenë
pozicionet e duhura.
SHQIP 9
Seitenansicht 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 75 76

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare