
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Instalimi 4
Përshkrimi i pajisjes 8
Përdorimi i pajisjes 8
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 9
Kujdesi dhe pastrimi 9
Si të veprojmë nëse… 10
Të dhëna teknike 10
Probleme që lidhen me mjedisin 11
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Paralajmërim Këto udhëzime janë të
vlefshme vetëm në vendet simbolet e të
cilave shfaqen në kapakun e kësaj
broshure.
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo
është në interes të sigurisë suaj dhe për
të siguruar funksionimin e duhur. Mbajini
këto udhëzime dhe sigurohuni që të jenë
me pajisjen kur ajo zhvendoset ose
shitet. Të gjithë personat që përdorin
pajisjen duhet të dinë plotësisht për
funksionimin e saj dhe veçoritë e
sigurisë.
Siguria e përgjithshme
Paralajmërim Personat (duke përfshirë
fëmijët) me aftësi fizike, ndjesore dhe
mendore të kufizuara ose me mungesë
përvoje dhe njohurish nuk duhet ta
përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të
jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen
për përdorimin e pajisjes, nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Siguria për fëmijët
• Këtë pajisje mund ta përdorin vetëm
personat e rritur. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i asfiksimit
ose lëndimit fizik.
• Fëmijët mbajini larg nga pajisja gjatë dhe
pas punës së saj.
Përdorimi
• Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë
dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e
specifikimeve. Kjo gjë mund të shfuqizojë
garancinë.
• Fikini zonat e gatimit në pozicionin "off" pas
çdo përdorimi.
• Vatrat dhe pjesët e tjera janë të nxehta
gjatë dhe pas përdorimit. Mos vendosni
takëme dhe kapakë tenxheresh mbi
sipërfaqen e gatimit. Enët e gatimit dhe
përmbajtja e tyre mund të përmbysen. Ka
rrezik djegieje.
• Yndyra dhe vajrat e tejnxehur marrin flakë
shumë shpejt. Ka rrezik zjarri.
• Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
• Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë
punës.
• Mos lejoni që lëngjet të derdhen tek vrimat
mbi vatrën
• Mos e përdorni vatrën pa enë gatimi mbi
të.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
përdorim tregtar dhe industrial.
• Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime gatimi
shtëpiak. Kjo bëhet për të shmangur
lëndimet fizike ndaj personit ose dëmtimet
në pronë.
• Përdorni vetëm enë gatimi diametri i pjesës
së fundit të të cilave përket me
dimensionet e vatrës. Ka rrezik tejnxehjeje
dhe shpërthimi të pjatës së gazit (nëse ka).
• Mos përdorni një enë diametri i së cilës
është më i vogël se vatra - flaka nxeh
dorezën e enës.
2 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern