
1 Dadoja e rregullimit minimal
5. Sigurohuni që flaka të mos fiket kur e
rrotulloni çelësin shpejt nga pozicioni
maksimal në atë minimal.
Lidhja elektrike
• Tokëzojeni pajisjen sipas udhëzimeve të
sigurisë.
• Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i
fuqisë në pllakën e specifikimeve të
përkojnë me tensionin dhe fuqinë e rrjetit
tuaj.
• Pajisja është e pajisur me një kabllo për
lidhjen me rrjetin. Kablloja duhet të ketë
spinën e duhur, që përballon ngarkesën e
shënuar në pllakën identifikuese. Spina
duhet të futet në një prizë të përshtatshme.
• Çdo komponent elektrike duhet instaluar
ose zëvendësuar nga tekniku i Qendrës së
autorizuar të Shërbimit ose nga personel i
kualifikuar shërbimi.
• Përdorni gjithmonë një prizë që ofron
mbrojtje ndaj goditjeve elektrike, të
instaluar si duhet.
1
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur
nga spina.
• Pajisja nuk duhet lidhur me kabllo
zgjatuese, adaptor ose lidhje të
shumëfishta (rrezik zjarri). Kontrolloni që
tokëzimi të jetë bërë në pajtim me
standardet dhe rregulloret në fuqi.
• Kabulli elektrik duhet të vendoset në
mënyrë të tillë që të mos prekë pjesët e
nxehta.
• Lidheni pajisjen me rrjetin nëpërmjet një
pajisjeje që lejon shkëputje të pajisjes nga
rrjeti në të gjitha polet, me distancë prej së
paku 3 mm midis kontakteve në gjendje të
hapur, p.sh. automat mbrojtës të linjës,
automat humbjesh në neutral ose
siguresë.
• Asnjë nga pjesët e kabllos ushqyese nuk
duhet lejuar të nxehet deri në 90°C.
Kablloja neutrale ngjyrë blu duhet të lidhet
me bllokun e terminalit të shënuar me "N".
Kablloja e fazës me ngjyrë të kafe ose të
zezë (e futur në kontaktin e bllokut terminal
të shënuar me "L") duhet të lidhet gjithnjë
me fazën e rrjetit.
Zëvendësimi i kabllos së lidhjes
Për të zëvendësuar kabllon e lidhjes përdorni
vetëm lloj H05V2V2-F T90. Sigurohuni që
seksioni i kabllos të jetë i përshtatshëm për
voltazhin dhe temperaturën e punës. Teli i
verdhë/jeshil i tokëzimit duhet të jetë afro 2
cm. më i gjatë se teli i fazës kafe (ose i zi).
6 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern