Electrolux EHG6763X Bedienungsanleitung Seite 2

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 56
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Instalimi 4
Përshkrim i produktit 7
Udhëzime për përdorimin 7
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 8
Kujdesi dhe pastrimi 9
Si të veprojmë nëse… 9
Të dhëna teknike 10
Probleme që lidhen me mjedisin 11
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Paralajmërim Këto udhëzime janë të
vlefshme vetëm në vendet simbolet e
të cilave shfaqen në kapakun e kësaj
broshure.
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo
është në interes të sigurisë suaj dhe
për të siguruar funksionimin e duhur.
Mbajini këto udhëzime dhe sigurohuni
që të jenë me pajisjen kur ajo
zhvendoset ose shitet. Të gjithë
personat që përdorin pajisjen duhet të
dinë plotësisht për funksionimin e saj
dhe veçoritë e sigurisë.
Siguria e përgjithshme
Paralajmërim Personat (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi fizike,
ndjesore dhe mendore të kufizuara ose
me mungesë përvoje dhe njohurish nuk
duhet ta përdorin pajisjen. Këta njerëz
duhet të jenë nën mbikëqyrje ose të
udhëzohen për përdorimin e pajisjes,
nga një person përgjegjës për siguri
e tyre.
Siguria për fëmijët
Këtë pajisje mund ta përdorin vetëm
personat e rritur. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i asfiksimit
ose lëndimit fizik.
Fëmijët mbajini larg nga pajisja gjatë dhe
pas punës së saj, derisa pajisja të jetë
ftohur.
Përdorimi
Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresën
mbrojtëse të panelit të vatrës prej inoksi
(nëse ka) nga pajisja para përdorimit të
parë. Mos e hiqni pllakën e specifikimeve.
Kjo gjë mund të shfuqizojë garancinë.
Fikini zonat e gatimit në pozicionin "off"
pas çdo përdorimi.
Vatrat dhe pjesët e tjera janë të nxehta
gjatë dhe pas përdorimit. Mos vendosni
takëme dhe kapakë tenxheresh mbi
sipërfaqen e gatimit. Enët e gatimit dhe
përmbajtja e tyre mund të përmbysen. Ka
rrezik djegieje.
Yndyra dhe vajrat e tejnxehur marrin flakë
shumë shpejt. Ka rrezik zjarri.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë
punës.
Mos lejoni që lëngjet të derdhen tek
vrimat mbi vatrën
Mos e përdorni vatrën pa enë gatimi mbi
të.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
përdorim tregtar dhe industrial.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi shtëpiak. Kjo bëhet për të
shmangur lëndimet fizike ndaj personit
ose dëmtimet në pronë.
Përdorni vetëm enë gatimi diametri i të
cilave përket me dimensionet e vatrës.
Ka rrezik tejnxehjeje dhe shpërthimi të
pjatës së gazit (nëse ka).
Mos përdorni një enë përmasa e së cilës
është më e vogël se vatra - flaka nxeh
dorezën e enës.
2 electrolux
Seitenansicht 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 55 56

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare