
Gazi i lëngët: përdorni mbajtësen e tubit
prej gome. Gjithmonë përdorni rondelën.
Më pas vazhdoni me lidhjen e gazit. Tubi
fleksibël është gati për punë kur:
– s'mund të nxehet më shumë se
temperatura e dhomës, më shumë se
30°C;
– nuk është më i gjatë se 1500 mm;
– të mos shfaqë përthyerje;
– të mos tërhiqet apo përdridhet;
– të mos bjerë në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
– të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për të
kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël bëhen
në mënyrë që:
– të mos kenë plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja pjesët si dhe përgjatë
tij;
– materiali përbërës i tij të mos jetë i forcuar
por të ketë elasticitetin e duhur;
– morsetat shtrënguese të mos jenë
ndryshkur;
– afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë anomali,
mos u përpiqni ta ndreqni tubin por thjesht
zëvendësojeni atë.
E rëndësishme Kur të ketë përfunduar
instalimi, sigurohuni që guarnicion i çdo
lidhje tubi të jetë si duhet. Përdorni një
solucion me sapun, jo flakë!
Zëvendësimi i injektorëve
1. Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.
2. Hiqni kapakët dhe kurorat e pipëzës.
3. Me një çelës me madhësi 7 hiqni
injektorët dhe zëvendësojini me të
duhurit për llojin e gazit që përdorni
(shihni tabelën në paragrafin Të dhënat
teknike).
4. Rimontoni pjesët, duke ndjekur të
njëjtat hapa në rend të kundërt.
5. Zëvendësoni etiketën e specifikimeve
(që është vendosur pranë tubit të
furnizimit me gaz) me një tjetër të
përshtatshëm për llojin e gazit. Mund ta
gjeni këtë etiketë në ambalazhin që keni
marrë bashkë me pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gas është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga presioni
i duhur, ju duhet të vendosni një rregullues
presioni të përshtatshëm në tubin e
furnizimit me gas.
Rregullimi i nivelit minimal
Për të rregulluar nivelin minimal të pipëzave:
1. Ndizni pipëzën.
2. Rrotulloni çelësin në pozicionin minimal.
3. Hiqni dorezën.
4. Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës së shuntimit.
1
1
Vidha e shuntimit
– Nëse ndryshoni nga gazi natyror 20
mbar në gaz të lëngët, shtrëngoni
plotësisht dadon rregulluese deri në
fund.
– Nëse ndryshoni nga gazi i lëngët në
gaz natyror 20 mbar, zhvidhoseni
dadon e shuntimit me një rrotullim
rreth 1/4.
Paralajmërim Sigurohuni që flaka nuk
do të fiket kur e rrotulloni çelësin shpejt
nga pozicioni maksimal në atë minimal.
Lidhja elektrike
• Tokëzojeni pajisjen sipas udhëzimeve të
sigurisë.
• Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i
fuqisë në pllakën e specifikimeve të
përkojnë me tensionin dhe fuqinë e rrjetit
tuaj.
• Kjo pajisje është e pajisur me një kabllo
elektrike. Duhet të jetë e pajisur me
spinën e duhur, që përballon ngarkesën e
shënuar në pllakën identifikues. Spina
duhet të futet në një prizë të
përshtatshme.
• Çdo komponent elektrike duhet instaluar
ose zëvendësuar nga tekniku i Qendrës
së autorizuar të Shërbimit ose nga
personel i kualifikuar shërbimi.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar
dhe të instaluar si duhet.
electrolux 5
Kommentare zu diesen Handbüchern