
14 electrolux
Udhëzimet për montim
1 Udhëzime sigurie
Kujdes! Të lexohet me çdo kusht!
Duhet të respektohen ligjet, urdhëresat,
direktivat dhe normat që vlejnë në vendin e
përdorimit (rregulla sigurie, riciklimi i saktë
dhe sipas rregullave etj.).
Montazhi duhet të kryhet vetëm nga një
specialist.
Duhet të respektohen distancat minimale
nga aparatet e tjera dhe mobiljet.
Duhet të garantohet mbrojtja nga prekja nga
mobilje të tjera, për shembull sirtarët mund të
montohen drejtpërdrejt nën aparatin vetëm
me një fund mbrojtës.
Hapësirat e prerjes në dërrasën e punës
duhet të mbrohen nga lagështia me një
material të përshtatshëm hermetizues.
Shtuposja bën që nuk ka të çarë midis
aparatit dhe dërrasës së punës.
Mos vini silikon hermetizues midis aparatit
dhe dërrasës së punës.
Mos e montoni aparatin menjëherë pranë
dyerve dhe nën dritare. Përndryshe, dyer
dhe dritare që hapen mund të përmbysin
enë të nxehta gatimi nga furnela.
z Rrezik plagosjeje nga rryma
elektrike
• Terminali i lidhjes së rrjetit gjendet nën
tension.
• Shkëpusni nga tensioni terminalin e
lidhjes me rrjetin.
• Kontrolloni skemën e lidhjes.
• Mbani parasysh rregullat e sigurimit të
elektroteknikës.
• Siguroni mbrojtje kundër kontaktit me
rrymën me anë të instalimit të duhur
teknik.
• Kryejeni lidhjen elektrike me anën e një
tekniku elektricist.
z Dëmtimet nga rryma elektrike.
• Lidhjet e lira dhe joprofesionale të
prizave mund të shkaktojnë tejnxehjen e
terminalit.
• Kryejini lidhjet e terminalit në mënyrën e
duhur teknike.
• Mos e tendosni kabllon.
• Me një lidhje 1 ose 2 fazore duhet të
përdoret linja e përshtatshme e lidhjes
me rrjetin elektrik nga tipi H05BB-
FTmax90°C (ose me vlerë më të lartë).
• Në qoftë se linja e këtij aparati për lidhje
me rrjetin elektrik është e dëmtuar,
duhet të zëvendësohet me një linjë të
veçantë lidhjeje. Kjo mund të blihet nga
shërbimi për klientë.
Në instalimin elektrik duhet të parashikohet
një mundësi për ta ndarë aparatin nga rrjeti
me gjerësinë e hapjes së kontaktit prej së
paku 3 mm me të gjitha polet.
Pajisje të përshtatshme ndarjeje janë p.sh.
çelësa LS, siguresa (siguresat me vidha
duhet të hiqen nga xokola), çelësa FI dhe
shigjetarë.
Kommentare zu diesen Handbüchern