Electrolux EHS60210X Bedienungsanleitung Seite 2

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 52
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Udhëzime për instalimin 3
Përshkrimi i pajisjes 5
Përdorimi i pajisjes 6
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 8
Kujdesi dhe pastrimi 9
Si të veprojmë nëse… 10
Probleme që lidhen me mjedisin 10
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo
është në interes të sigurisë suaj dhe
për të siguruar funksionimin e duhur.
Mbajini këto udhëzime dhe sigurohuni
që të jenë me pajisjen kur ajo
zhvendoset ose shitet. Të gjithë
personat që përdorin pajisjen duhet të
dinë plotësisht për funksionimin e saj
dhe veçoritë e sigurisë.
Siguria e përgjithshme
Paralajmërim Personat (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi fizike,
ndjesore dhe mendore të kufizuara ose
me mungesë përvoje dhe njohurish nuk
duhet ta përdorin pajisjen. Këta njerëz
duhet të jenë nën mbikëqyrje ose të
udhëzohen për përdorimin e pajisjes,
nga një person përgjegjës për siguri
e tyre.
Siguria e fëmijëve
Vetëm të rriturit mund ta përdorin këtë
pajisje. Fëmijët duhet të mbikëqyren për
t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit
larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Mbajini fëmijët larg pajisjes gjatë kohës
që është e ndezur.
Paralajmërim Aktivizoni mekanizmin e
sigurisë së fëmijëve për të parandaluar
fëmijët e vegjël dhe kafshët shtëpiake
të aktivizojnë pajisjen aksidentalisht.
Siguria gjatë përdorimit
Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa
mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të
parë.
Fikini në "off" zonat e gatimit pas çdo
përdorimi.
Rrezik djegieje! Mos vendosni takëme
ose kapakë tiganësh mbi sipërfaqen e
gatimit, pasi mund të nxehen shumë.
Paralajmërim Rrezik zjarri! Yndyrat
dhe vajrat e mbinxehur mund të marrin
shpejt flakë.
Përdorimi i saktë
Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë
punës.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi!
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
apo mbështetëse.
Mos vendosni lëngje dhe materiale që
marrin flakë shpejt ose objekte që
shkrijnë (prej plastike ose alumini) mbi
ose pranë pajisjes.
Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat
pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të
prekin pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini
të koklaviten kabllot elektrike.
Si të shmangni një dëmtim në pajisje
Nëse objektet ose enët bien mbi qelqin
qeramik, sipërfaqja mund të dëmtohet.
Enët prej çeliku të derdhur, alumini
derdhur ose me bazament të dëmtuar
mund të gërvishtin qelqin qeramik nëse i
lëvizni ato mbi sipërfaqe.
Mos vini mbi pllakën e nxehtë enë bosh,
për të shmangur dëmtime të enës dhe
qelqit qeramik.
Mos i përdorni zonat e gatimit me enë
bosh ose pa enë sipër.
Mos mbuloni asnjë pjesë të pajisjes me
letër alumini.
2 electrolux
Seitenansicht 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 51 52

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare