
• Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent pastrimi për këto
sipërfaqe.
• Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi.
Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të
ushqimeve të tjera mund të shkaktojë
zjarr. Rreziku është më i lartë për
tavën e skarës.
• Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm për furrat.
• Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë të
ngrohtë dhe agjent pastrues.
• Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin,
mos i pastroni duke përdorur lëndë
agresive, sende me cepa të mprehta
ose në enëlarëse. Kjo mund t'i
shkaktojë dëmtime veshjes së
pajisjes.
11.2 Pajisjet prej inoksi ose
alumini
Pastrojeni derën e furrës
vetëm me leckë ose sfungjer
të lagur. Thajeni me leckë të
butë.
Mos përdorni tel krues, acide
ose materiale gërryese, pasi
ato mund të dëmtojnë
sipërfaqen e furrës. Pastroni
panelin e kontrollit të furrës
duke marrë të njëjtat masa
paraprake.
11.3 Heqja e mbajtëseve të
rafteve
Për të pastruar furrën hiqni mbajtëset e
raftit.
1. Tërhiqni pjesën ballore të mbajtëses
nga muri anësor.
2. Tërhiqni pjesën e pasme të
mbajtëses së rafteve jashtë murit
anësor dhe hiqeni.
Kunjat te shinat teleskopike
nuk duhet të jenë vendosur
përpara.
Montojini mbështetëset e rafteve në
rendin e kundërt.
KUJDES!
Sigurohuni që kavoja e gjatë
e fiksimit të jetë në pjesën e
përparme. Skajet e të dyja
kavove duhet të tregojnë për
nga prapa. Instalimi i gabuar
mund të shkaktojë dëmtim të
emalimit.
11.4 Heqja e derës së furrës
Për ta pasur më të lehtë pastrimin, hiqeni
derën.
www.electrolux.com32
Kommentare zu diesen Handbüchern