
Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM
Rrezik djegiesh.
• Përpara se të kryeni funksionin e
vetëpastrimit pirolitik ose përpara
funksionimit të parë ju lutemi hiqni nga
hapësira e furrës:
– Çdo ushqim të mbetur, mbetje/
rrjedhje vaji ose yndyre.
– Çdo objekt të lëvizshëm (përfshi
raftet, shinat anësore, etj., që kanë
ardhur me produktin) veçanërisht çdo
tenxhere, tigan, tavë, enë, etj., që
nuk ngjit.
• Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet
për pastrim pirolitik.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës
që pastrimi pirolitik është në funksionim.
Pajisja nxehet shumë.
• Pastrimi pirolitik është një operacion me
temperaturë të lartë dhe mund të
lëshojë tymra nga mbetjet e gatimit dhe
materialet e ndërtimit, prandaj
konsumatorët këshillohen të veprojnë si
më poshtë:
– Siguroni ajrosje të mirë gjatë dhe pas
çdo pastrimi pirolitik.
– Siguroni ajrosje të mirë gjatë
përdorimit të parë dhe pas tij, në një
temperaturë maksimale pune.
– Largoni çdo kafshë shtëpiake
(veçanërisht zogjtë) nga zona pranë
pajisjes gjatë dhe pas pastrimit
pirolitik dhe në fillim përdorni
funksionimin në temperaturë
maksimale në një zonë të ajrosur
mirë.
• Në ndryshim nga njerëzit, disa zogj dhe
zvarranikë mund të jenë jashtëzakonisht
të ndjeshëm ndaj avujve të fortë që
dalin gjatë procesit të pastrimit në të
gjitha furrat pirolitike.
• Edhe kafshët e vogla shtëpiake mund
të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve
të lokalizuara të temperaturave në afërsi
të furrave pirolitike kur është në punë
programi pirolitik i vetëpastrimit.
• Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere,
tiganë, tabaka, takëme etj., mund të
dëmtohen nga përdorimi i funksionit të
pastrimit pirolitik në temperaturë të lartë
në të gjitha furrat pirolitike dhe mund të
jetë gjithashtu burim për avuj të
dëmshëm të nivelit të ulët.
• Avujt e lëshuar nga furrat pirolitike /
mbetjet e gatimit siç përshkruhet nuk
janë të dëmshme për njerëzit, duke
përfshirë fëmijët ose personat me
probleme mjekësore.
2.4 Drita e brendshme
• Lloji i llambës ose llambës halogjene të
përdorur për këtë pajisje, është vetëm
për pajisje elektroshtëpiake. Mos e
përdorni atë për ndriçim banese.
PARALAJMËRIM
Rrezik nga goditja elektrike.
• Përpara ndërrimit të llambës,
shkëputeni pajisjen nga korrenti.
• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifikime.
2.5 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni.
• Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes të
fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.
SHQIP 7
Kommentare zu diesen Handbüchern