1.2 Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
– Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për
personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune
– Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë
mëngjes dhe ambiente të tjera banimi.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
• Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për
të futur aksesorët ose enët për furrë.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
• Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
• Nëse dera ose guarnicionet e derës janë dëmtuar,
pajisja nuk duhet vënë në punë derisa të jetë riparuar
nga një person i kualifikuar.
• Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
• Vetëm një person i kualifikuar mund të kryejë
shërbime ose riparime që përfshijnë heqjen e një
kapaku që mbron kundër ekspozimit nga energjia e
mikrovalës.
• Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të
jashtëm ose një sistemi komandimi të veçuar.
• Mos nxehni lëngje ose ushqime të tjera në enë të
vulosura. Ato mund të shpërthejnë.
• Enët metalike për ushqime dhe pije nuk lejohen gjatë
gatimit me mikrovalë. Kjo kërkesë nuk vlen për rastet
kur prodhuesi specifikon madhësinë dhe formën e
enëve metalike të përshtatshme për gatim me
mikrovalë.
www.electrolux.com4
Kommentare zu diesen Handbüchern