• Përdorni vetëm enë të përshtatshme për përdorim në
furra me mikrovalë.
• Kur nxehni ushqime në enë plastike ose letre, mos ia
ndani sytë pajisjes sepse mund të ketë ndonjë
shkëndijë.
• Pajisja është projektuar për ngrohjen e ushqimit dhe
pijeve. Tharja e ushqimit ose rrobave dhe ngrohja e
pecetave, shapkave, sfungjerëve, leckave të njoma
dhe gjërave të ngjashme mund të rezultojë në lëndim
personal, ndezje shkëndije ose zjarr.
• Nëse vini re tym, fikni pajisjen ose hiqeni atë nga
priza, si dhe mbani derën mbyllur për të mbytur çdo
flakë brenda.
• Ngrohja e pijeve në mikrovalë mund të rezultojë në
zierje të vonuar me derdhje. Duhet të tregoni kujdes
gjatë kapjes së enës.
• Përmbajtja e shisheve të biberonit dhe kavanozave
me ushqim bebesh duhet trazuar ose tundur si dhe
duhet kontrolluar mirë temperatura përpara se të
konsumohen, për të shmangur djegiet.
• Vezët me lëvozhgë dhe vezët e pahapura të ziera
mirë nuk duhet të ngrohen në pajisje, sepse mund të
shpërthejnë edhe pasi ngrohja në mikrovalë të ketë
përfunduar.
• Pajisja duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqet çdo
mbetje ushqimore.
• Mosmbajtja pastër e pajisjes mund të çojë në prishje
të sipërfaqes, gjë e cila mund të ndikojë negativisht në
jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të çojë në situata të
rrezikshme.
• Temperatura e sipërfaqeve të arritshme mund të jetë e
lartë kur pajisjet janë në punë e sipër.
• Furra me mikrovalë nuk duhet të vendoset brenda një
mobilieje nëse nuk është testuar brenda një mobilieje.
• Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të vendoset pas
një muri.
SHQIP 5
Kommentare zu diesen Handbüchern