
• Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse
të mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami,
pasi mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të
shkaktojë krisjen e xhamit.
• Mos e aktivizoni pajisjen kur është bosh. Pjesët
metalike brenda hapësirës mund të krijojnë hark
elektrik.
• Kushtojini vëmendje përmasave minimale të mobilies
(nëse aplikohen). Referojuni kapitullit të instalimit.
• Pajisja duhet të përdoret me derën dekorative të hapur
(nëse ka).
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instalojë
këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
këpucë të mbyllura.
• Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e
instaluar poshtë dhe pranë
strukturave të sigurta.
• Anët e pajisjes duhet të jenë pranë
pajisjeve ose njësive me të njëjtën
lartësi.
2.2 Lidhja Elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Nëse pajisja lidhet me prizën
nëpërmjet një kablloje zgjatuese,
sigurohuni që kablloja të jetë e
tokëzuar.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit ose një elektricist
për ndërrimin e kabllos elektrike të
dëmtuar.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh
dhe goditjeje elektrike ose
shpërthimi.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
• Mos ushtroni presion mbi derën e
hapur.
• Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune dhe mos e përdorni pajisjen për
të ruajtur brenda ushqim.
www.electrolux.com6
Kommentare zu diesen Handbüchern