Electrolux EN3487AOX Bedienungsanleitung Seite 11

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 44
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 10
përpara se të kontrolloni treguesin e
temperaturës sërish.
Pasi të keni vendosur ushqimin e freskët
në pajisje ose pasi të keni hapur derën
vazhdimisht për një periudhë të gjatë,
është normale që mesazhi "OK" të
zhduket.
4.5 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
4.6 Rafti i shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara) në
raftin e vendosur paraprakisht.
Nëse rafti është i pozicionuar
horizontalisht, vendosni vetëm shishe të
mbyllura.
Ky raft shishesh mund të anohet, për të
mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta
arritur këtë, tërhiqeni raftin sipër në
mënyrë që të rrotullohet nga lart dhe të
vendoset në nivelin tjetër më të lartë.
4.7 Ftohja me ajër
Teknologjia Multiflow bën që ushqimi të
ftohet shpejt dhe me temperaturë më të
njëtrajtshme në dhomëz.
Ky mekanizëm mundëson ftohjen e
shpejtë të ushqimeve dhe temperaturë
më të njëtrajtshme në dhomëz.
4.8 Filtri i ajrit me karbon
Pajisja është e pajisur me një filtër me
karbon prapa një ventili në pjesën e
pasme të kutisë shpërndarëse të ajrit.
Filtri e pastron ajrin nga aromat e
padëshiruara brenda në dhomëzën e
frigoriferit gjë që do të thotë se cilësia e
ruajtjes do të përmirësohet më shumë.
4.9 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të ushqimit
të madhësive të ndryshme, raftet e derës
mund të vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si
vijon:
Tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të
shigjetave, derisa të lirohet, e më pas
rivendoseni sipas dëshirës.
SHQIP 11
Seitenansicht 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 43 44

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare