Electrolux EN3613AOX Bedienungsanleitung Seite 17

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 72
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 16
6.4 Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e
përqark dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës
arrin një trashësi prej 3-5 mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
nxirreni spinën nga priza e murit ose
fikni pajisjen
hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët
hiqni sirtarët e ngrirësit
vendosni material izolues rreth sirtarëve,
p.sh. shtroja ose gazeta.
Shkrirja mund të përshpejtohet duke
vendosur tasa me ujë të nxehtë (jo të zier)
brenda në ngrirës
Lironi gypin e kullimit nga pozicioni i tij,
shtyjeni në vend sipas figurës dhe
vendoseni në fund të sirtarit të ngrirësit
ku mund të mblidhet uji
kruani me kujdes akullin kur fillon të
shkrijë. Përdorni një kruajtëse druri ose
plastike
kur i gjithë akulli të ketë shkrirë, lajeni
dhe thajeni ngrirësin dhe më pas
vendoseni gypin e kullimit sërish në
vend.
ndizni ngrirësin dhe vendosni sërish
ushqimet e ngrira.
Ju këshillojmë ta përdorni pajisjen me
termostatin në pozicionin më të lartë
për disa orë, në mënyrë që të arrijë
temperaturën e mjaftueshme sa më
shpejt të jetë e mundur.
Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të kruajtur
brymën nga avulluesi, pasi mund
ta dëmtoni atë. Mos përdorni
asnjë pajisje mekanike apo mjet
artificial për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, veç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Ngritja e temperaturës së pakove
të ushqimit të ngrirë, gjatë
shkrirjes, mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
KUJDES
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë
nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar
ose personat kompetentë duhet
të merren me problemet ose
defektet që nuk përshkruhen në
këtë manual.
Gjatë përdorimit normal dëgjohen
disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është
mbështetur mirë në
dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja
qëndron pa lëvizur (të katër
këmbët e saj duhet të kenë
prekur tokën).
SHQIP 17
Seitenansicht 16
1 2 ... 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 ... 71 72

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare