
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 3
Përpara përdorimit të parë 4
Përdorimi I përditshëm 5
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 7
Tabelat e gatimit 8
Kujdesi dhe pastrimi 10
Si të veprojmë nëse… 13
Instalimi 14
Lidhja elektrike 15
Probleme që lidhen me mjedisin 15
Shërbimi pas blerjes 16
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo
është në interes të sigurisë suaj dhe për
të siguruar funksionimin e duhur. Mbajini
këto udhëzime dhe sigurohuni që të jenë
me pajisjen kur ajo zhvendoset ose
shitet. Të gjithë personat që përdorin
pajisjen duhet të dinë plotësisht për
funksionimin e saj dhe veçoritë e
sigurisë.
Përdorimi i rregullt
• Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
• Kjo pajisje është projektuar vetëm për
përdorim shtëpiak.
• Aparati nuk duhet të përdoret si sipërfaqe
për punë ose për të ruajtur sende.
• Mos vendosni apo futni lëngje të
ndezshme, materiale që marrin flakë shpejt
apo objekte që shkrijnë (psh.fletë plastike
apo alumini) brenda ose pranë pajisjes.
• Bëni kujdes kur lidhni një pajisje elektrike
në prizat në afërsi. Beni të mundur që
kabllot lidhës të mos bien në kontakt me
derën e furrës apo të mos kapen nën të.
• Mos i lini gatesat e lëngshme dhe ushqimet
në furrë pasi të keni përfunduar gatimin e
tyre, pasi lagështia mund të dëmtojë
smaltin ose të hyjë nëpër njësitë e furrës.
• Mos i bëni vetë riparimet, për të shmangur
plagosje apo dëmtim të pajisjes.
Kontaktoni gjithmonë Qendrën lokale të
Shërbimit.
• Mos përdorni gërryes të fortë ose materiale
të mprehta metalike për të pastruar
xhamin e derës së furrës, pasi këto mund
të gërvishtin sipërfaqen, çka mund të
shkaktojë krisjen e xhamit.
Shënim për veshjen e smaltuar
Ndryshimi i ngjyrave të veshjes së
smaltuar të furrës si pasojë e përdorimit
të vazhdueshëm, nuk ndikojnë në
funksionimin normal e të mirë të pajisjes.
Për këtë arsye, ato nuk përbëjnë një
defekt të përfshirë në rregulloren e
garancisë.
Child Lock (Bllokimi për fëmijët)
• Vetëm të rriturit mund ta përdorin këtë
pajisje. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes gjatë kohës që
është në punë e sipër. Pjesët e jashtme
mund të nxehen shumë gjatë përdorimit.
Ka rrezik djegieje.
Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u
përdorur nga persona (përfshirë fëmijët),
aftësitë fizike, ndjesore ose mendore të të
cilëve, ose mungesa e përvojës dhe
njohurive i pengon ata të përdorin pajisjen
me siguri pa mbikëqyrjen ose udhëzimet e
një personi përgjegjës, për të siguruar që
ata e përdorin pajisjen me siguri.
• Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Bëni kujdes dhe
mos prekni elementet ngrohës. Ka rrezik
djegieje.
2 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern