
Përdorimi I përditshëm
Funksioni i furrës
Simbolet
Pozicioni OFF
Drita e furrës - ndizet pa ndonjë funksion gatimi të aktivizuar.
Gatimi konvencional - nxehtësia vjen nga të dy elementët, ai i sipërm dhe ai i poshtëm.
Për të pjekur në një nivel.
Gatimi i detyruar me ventilator - për të gatuar gatesa të ndryshme njëkohësisht. Për të
gatuar shurup të bërë vetë me fruta si dhe për tharjen e kërpudhave apo frutave.
Elementi i poshtëm ngrohës - nxehtësia vjen nga pjesa e poshtme e furrës Për pjekjen
e kekëve me bazë krokante ose të thekur.
Grili i brendshëm - për të pjekur ushqimet e sheshta në sasi të vogla në nivelin e mesit.
Për të bërë toste.
Grili i plotë - elementi i grilit të plotë është i ndezur. Për të pjekur në gril ushqime të
sheshta në sasi të mëdha. Për të bërë toste.
Grili termik - elementi i grilit dhe ventilatori i furrës punojnë në mënyrë të alternuar dhe
qarkullojnë ajër të nxehtë rreth ushqimit. Për gatimin e copave të mëdha të mishit.
Gatimi me ventilator - për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve që kërkojnë të njëjtën
temperaturë gatimi, duke përdorur më shumë se një nivel të furrës, pa përzierjen e erërave.
Pizza - elementi i poshtëm lëshon nxehtësi të drejtpërdrejtë në bazamentin e picave apo
byrekëve, ndërsa ventilatori siguron qarkullimin e ajrit për pjekjen e sipërfaqes së picave
apo mbushjes së byrekëve.
Ekrani
12 3
4
5
6
7
8
1 Butoni i përzgjedhësit
2 Butoni zbritës
3 Butoni rritës
4 Ekrani
5 Treguesi i kohëzgjatjes së gatimit
6 Treguesi i përfundimit të gatimit
7 Treguesi i kohëmatësit.
8 Treguesi i orës ditore
Ndezja e pajisjes
Përzgjidhni funksionin e furrës dhe
temperaturën.
Përzgjedhja e funksionit të furrës
Rrotullojeni çelësin e funksioneve të furrës
(shihni paragrafin "Përshkrimi i produktit") në
drejtim orar.
Përzgjedhja e temperaturës
Rrotullojeni çelësin e temperaturës (shihni
paragrafin "Përshkrimi i pajisjes") në drejtim
orar. Ju mund të vendosni temperaturën
midis 50° C dhe 250° C.
Fikja e pajisjes
Rrotullojini çelësat e temperaturës dhe të
funksioneve të furrës në pozicionin off.
electrolux 5
Kommentare zu diesen Handbüchern