Electrolux EOC5851AOX Kochbuch Seite 19

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 28
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 18
Hidhni 1 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan.
Qëroni qepët, pritini në feta të holla dhe
skuqini në vaj për rreth 30 minuta të
mbuluara me kapak në tigan. Hidhini kripë
dhe piper dhe përzieni 1/2 luge çaji me
majdanoz të grirë.
Lërini qepët të ftohet paksa, pastaj shtroni
brumin.
Pastaj hapni mbi të gjizën pa kripë dhe
djathin e dhisë dhe shtoni ullinjtë. Hidhni
sipër 1/2 lugë çaji trumzë të grirë.
Për të përgatitur materialin e mbushjes,
përzieni së bashku vezët dhe ajkën.
Hidheni materialin e mbushjes sipër pites.
Koha në furrë: 45 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Pite me djathë
Përbërësit:
1,5 shtresa brumi origjinale zvicerane për
torta ose brumë me peta (i hapur me
kënde të drejta)
500 g djathë i grirë
•200 ml ajkë
•100 ml qumësht
•4 vezë
kripë, piper dhe arrë moskat
Metoda:
Vëreni brumin në një tavë të lyer mirë me
yndyrë. Shpojeni brumin mirë gjithkund me
një pirun.
Shpërndani njëtrajtësisht mbi brumë copat
e djathit. Përzieni ajkën, qumështin dhe
vezët dhe hidhini kripë, piper dhe arrë
moskati. Përziejeni mirë sërish dhe
derdheni masën sipër djathit.
Koha në furrë: 40 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Byreçka me djathë
Përbërësit:
400 g djathë i bardhë
•2 vezë
3 lugë gjelle majdanoz të grirë
piper i zi
80 ml vaj ulliri
•375 g brumë petash
Metoda:
Përzieni djathin e bardhë, vezët,
majdanozin dhe piperin. Mbulojeni brumin e
petave me një cohë të lagur, që të mos
thahet. Vendosni 4 peta mbi njëra tjetrën,
duke e lyer secilën me pak vaj.
Ndajeni brumin në 4 shirita, secili nga 7 cm
i gjatë.
Hidhni 2 lugë gjelle të mbushura me
përzierjen e djathit në cep të çdo shiriti dhe
pastaj këtë paloseni diagonal për të
formuar një trekëndësh.
Vendoseni me faqen poshtë mbi një tavë
pjekjeje dhe lyejeni me vaj.
Koha në furrë: 25 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Bukë e bardhë
Përbërësit:
•1.000 g miell
40 g maja birre e njomë ose 2 pako maja
birre e thatë (20 g)
650 ml qumësht
15 g kripë
Tjetër:
Tavë pjekjeje e lyer me yndyrë ose e
veshur me letër për pjekje
Metoda:
Hidhni miellin dhe kripën në një tas të
madh. Majanë e birrës treteni në qumësht
të vakët dhe hidheni te mielli. Të gjithë
përbërësit përziejini në një masë brumi. Në
varësi të cilësisë së miellit, mund të
nevojitet pak më shumë qumësht për ta
bërë brumin të punueshëm.
Lëreni brumin që të vijë derisa të dyfishojë
volumin.
Ndajeni brumin në dy copa, bëni dy forma
të gjata buke dhe vendosini në tavën e
pjekjes ku fundi të jetë lyer me yndyrë ose
është mbuluar me letër gatimi.
Lërini përsëri copat e bukës që të vijnë me
gjysmën e volumit të tyre.
Para pjekjes, lyejini pak me miell bëni 3 - 4
prerje diagonale me një thikë të mprehtë,
minimumi 1 cm të thellë.
Koha në furrë: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Për furrat me avull: shtoni 200 ml ujë në
sirtarin e ujit
Bukë fshati
Përbërësit:
500 g miell gruri
SHQIP 19
Seitenansicht 18
1 2 ... 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 ... 27 28

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare