Electrolux EOC5851AOX Kochbuch Seite 9

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 28
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 8
Pastrojeni pulën dhe thajeni. Përzieni vajin,
kripën, specin e kuq dhe fërkojeni pulën me
të.
Mbushja: Përzieni bashkë thërrimet e
bukës dhe qumështin. Vendosni qepët e
grira, majdanozin dhe gjalpin në një enë për
t'i skuqur pak. Së fundi, grini zemrën,
mëlçinë e stomakun dhe shtoni një vezë.
Më pas përzieni çdo gjë së bashku dhe
shtoni kripë e piper.
Vendoseni gjoksin e pulës poshtë në tavën
e pjekjes, futeni në pajisje; kthejeni në anën
tjetër pas 30 minutash. (Tingëllon një sinjal).
Koha në pajisje: 90 minuta
Pozicioni i raftit: 1
PESHK
Peshk i plotë
Cilësimet:
Sonda automatike e mishit, temperatura e
brendshme 65 °C.
Metoda:
Hidhini kripë e erëza peshkut sipas
dëshirës, fusni sondën e mishit dhe
vendoseni në një enë që i reziston të
nxehtit të furrës.
Niveli i vendosjes: 1
Fileto peshku
Përbërësit:
600 - 700 g fileto sharrmaku-mlyshi,
salmoni ose trofte deti
150 g djathë i grirë
•250 ml ajkë
50 g thërrime buke
1 lugë kafe tarragon
majdanoz i grirë
kripë, piper
limon
•gjalpë
Metoda:
Spërkatni filetat e peshkut me lëng limoni
dhe lërini të marinohen për një farë kohe,
pastaj thani tepricën e lëngut me një letër
kuzhine. Më pas, hidhuni filetave të peshkut
nga të dyja anët kripë dhe piper. Në fund,
vendosini filetat e peshkut në një tavë
zjarrduruese të lyer me gjalpë.
Përzieni së bashku djathin e grirë, ajkën,
thërrimet e bukës, tarragonin e majdanozin
e grirë. Përhapeni përzierjen menjëherë mbi
filetat e peshkut dhe vendosni copa
vogla gjalpi mbi përzierje.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Merluc
Përbërësit:
800 g merluc i tharë
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë të mëdha
6 thelpinj hudhre të qëruar
•2 presh
6 speca të kuq
1/2 kavanoz domate të grira (200 g)
200 ml verë e bardhë
200 ml court bouillon
piper, kripë, trumzë, rigon
Metoda:
Lëreni të zbutet merlucin e tharë gjatë
natës. Kullojeni merlucin e tharë ditën e
nesërme dhe vëreni në një enë me ujë të
freskët, vendoseni mbi një vatër dhe ziejeni.
Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Hidhni vaj ulliri në një enë dhe nxeheni.
Qëroni dhe grini imët qepët, shtypni dhe
qëroni thelpinjtë e hudhrave, grini preshtë
dhe lajini. Vendosini të gjitha së bashku në
yndyrën e nxehtë dhe skuqini për pak
minuta. Hiqni mesin e specave dhe pritini
në rripa. Më pas vendosini në një enë me
domatet e grira.
Shtoni verën e bardhë dhe court bouillon
dhe lëreni të ziejnë në temperature të ulët
për pak kohë. Hidhuni piper, kripë, trumzë
dhe rigon dhe lërini të ziejnë në zjarr të ulët
për rreth 15 minuta.
Nxirrni nga ena merlucin e tharë të ftohur
dhe thajeni me letër kuzhine. Hiqjani
lëkurën, halat dhe krahët. Copëtojeni
peshkun dhe vëreni së bashku me perimet
në një enë që i reziston nxehtësisë.
Koha në pajisje: 30 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Peshk në kripë
Përbërësit:
një peshk i plotë, rreth 1,5 - 2 kg
2 limona të pa trajtuar me dyllë
1 kokë kopre
SHQIP 9
Seitenansicht 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 27 28

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare