Lëreni rreth 10 minuta që të punojë.
2. Më pas, ujin me uthull hiqeni me një
sfungjer jo gërvishtës.
3. Shpëlajeni me ujë të pastër (100-200ml)
sistemin e krijimit të avullit nëpërmjet
sirtarit të ujit .
4. Largojeni ujin nga krijuesi i avullit me një
sfungjer dhe pastaj thajeni mirë.
5. Lëreni të hapur derën e furrës që ajo të
thahet plotësisht.
Ndriçimi i furrës
Paralajmërim Rrezik nga goditja
elektrike! Para ndërrimit të llambës së
furrës:
• Fikni furrën!
• Hiqni siguresat në kutinë e siguresave
ose fikini ato.
Për të mbrojtur llambën e furrës dhe
kapakun prej xhami, vendosni një
pecetë në bazamentin e furrës.
Ndërrimi i llambës anësore të furrës/
Pastrimi i kapakut prej qelqi
1. Hiqni skarën anësore të majtë.
2. Lironi vidhat e kornizës metalike me
ndihmën e një kaçavide kryq.
3. Hiqni kornizën metalike dhe guarnicionin
dhe pastrojini.
4. Nëse nevojitet: ndërrojeni llambën e
furrës me llambë halogjeni 25W, 230V,
zjarrduruese deri në 300°C.
5. Vendosni përsëri në vend guarnicionin
dhe kornizën metalike dhe shtrëngoni
vidhat.
6. Futni në vend skarën anësore.
Dera e furrës
Dera e furrës e pajisjes suaj duhet hequr që
të pastrohet.
Çmontimi i derës së furrës nga
menteshat
1. Hapni plotësisht derën e furrës.
2. Hapni plotësisht levat e bllokimit në të
dyja menteshat e derës.
3. Kapeni fort me të dyja duart derën e furrës
nga të dy anët dhe mbylleni rreth 3/4
kundër forcës .
36 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern