
TË DHËNA PËR SIGURINË
Kjo pajisje është e përshtatshme për tregjet
e mëposhtme: SQ
MK RS
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes.
Kjo është në interes të sigurisë suaj
dhe për të siguruar funksionimin e
duhur. Mbajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që të jenë me pajisjen
kur ajo zhvendoset ose shitet. Të
gjithë personat që përdorin pajisjen
duhet të dinë plotësisht për
funksionimin e saj dhe veçoritë e
sigurisë.
SIGURIA E PËRGJITHSHME
PARALAJMËRIM
Personat (duke përfshirë fëmijët)
me aftësi fizike, ndjesore dhe
mendore të kufizuara ose me
mungesë përvoje dhe njohurish nuk
duhet ta përdorin pajisjen. Këta
njerëz duhet të jenë nën mbikëqyrje
ose të udhëzohen për përdorimin e
pajisjes, nga një person përgjegjës
për sigurinë e tyre.
SIGURIA PËR FËMIJËT
• Këtë pajisje mund ta përdorin vetëm
personat e rritur. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t'u siguruar se nuk
luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston
rreziku i asfiksimit ose lëndimit fizik.
• Fëmijët mbajini larg nga pajisja gjatë dhe
pas punës së saj, derisa pajisja të jetë
ftohur.
SIGURIA GJATË FUNKSIONIMIT
• Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa
mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të
parë.
• Vendosini zonat e gatimit në "off" pas
çdo përdorimi.
•Rrezik djegieje! Pipëzat dhe pjesa e
prekshme nxehen gjatë përdorimit. Mos
vendosni takëme ose kapakë tenxheresh
në sipërfaqen e gatimit.
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri! Yndyrat dhe vajrat e
mbinxehur mund të marrin shpejt
flakë.
PËRDORIMI I SAKTË
• Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
• Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë
punës.
• Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi!
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
apo mbështetëse.
• Mos vendosni lëngje dhe materiale që
marrin flakë shpejt ose objekte që
shkrijnë (prej plastike ose alumini) mbi
ose pranë pajisjes.
• Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat
pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të
prekin pajisjen ose enët e nxehta. Mos
lini të koklaviten kabllot elektrike.
PARALAJMËRIM
Nëse ka ndonjë plasaritje mbi
sipërfaqe, hiqeni pajisjen nga
korrenti për të shmangur një goditje
elektrike.
SI TË SHMANGNI NJË DËMTIM
NË PAJISJE
• Nëse objektet ose enët bien mbi xham,
sipërfaqja mund të dëmtohet.
INSTALIMI
•
Duhet t’i lexoni këto. Prodhuesi nuk
është përgjegjës për asnjë lëndim
ndaj personave dhe kafshëve ose
dëmtime ndaj pronës të shkaktuara
nga mosndjekja e këtyre kërkesave.
• Kjo pajisje duhet të instalohet në
përputhje me rregulloret në fuqi dhe
të përdoret vetëm në një vend të
ajrosur mirë. Lexoni udhëzimet para
se të instaloni ose përdorni këtë
pajisje.
• Për të shmangur rrezikun e dëmtimit
të strukturës ose lëndimet fizike,
instalimi, lidhja e pajisjet tek korrenti
dhe sistemi i furnizimit me gaz,
përgatitja dhe mirëmbajtja e pajisjes
SHQIP 3
Kommentare zu diesen Handbüchern