
Ky model është i pajisur me një kuti
të ruajtjes së ushqimit të
ndryshueshme, e cila lëvizet anash.
5.2 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash në mënyrë që raftet të
mund të vendosen sipas dëshirës.
Mos e lëvizni raftin prej
xhami mbi sirtarin e
zarzavateve për të siguruar
qarkullim të mirë të ajrit.
5.3 Treguesi i temperaturës
Për të ruajtur ushqimin siç duhet,
frigoriferi është i pajisur me tregues
temperature. Simboli në paretin anësor
të pajisjes tregon pjesën më të ftohtë të
frigoriferit.
Nëse shfaqet OK (A), vendoseni
ushqimin e freskët në zonën që tregon
simboli, nëse nuk shfaqet (B), rregulloni
kontrolluesin e temperaturës në një
cilësim më të ftohtë dhe prisni 12 orë
përpara se të kontrolloni sërish treguesin
e temperaturës.
Pasi të keni vendosur
ushqimin e freskët në pajisje
ose pasi të keni hapur derën
vazhdimisht për një periudhë
të gjatë, është normale që
treguesi të mos tregojë OK.
Prisni të paktën 12 orë
përpara se të rregulloni
sërish kontrolluesin e
temperaturës.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
6.1 Tingujt e funksionimit
normal
Gjatë punës tingujt e mëposhtëm janë
normalë:
• Një tingull i lehtë gurgullues ose
flluskues nga bobina kur pompohet
lëndë ftohëse.
• Një tingull gumëzhitës ose pulsues
nga kompresori kur pompohet lënda
ftohëse.
• Një zhurmë e papritur kërcitëse nga
brenda pajisjes që shkaktohet nga
zgjerimi termik (një fenomen fizik i
natyrshëm dhe jo i rrezikshëm).
• Një zhurmë e dobët kërcitëse nga
rregullatori i temperaturës kur
kompresori ndizet ose fiket.
6.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
• Mos e hapni shpesh derën ose mos e
lini hapur për një kohë më të gjatë
sesa nevojitet patjetër.
6.3 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
• Mos depozitoni ushqime të ngrohta
apo lëngje që avullojnë në ftohës.
• Mbulojeni me kapak ose mbështilleni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë
të fortë.
• Vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë
që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
6.4 Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
www.electrolux.com8
Kommentare zu diesen Handbüchern