Electrolux ERT1501FOW2 Bedienungsanleitung Seite 5

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 64
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 4
mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
Aty ku është e mundur, pjesa e pasme
e produktit duhet të vendoset pas murit
për të shmangur prekjen ose kapjen e
pjesëve të nxehta (kompresorit,
kondensatorit), e për të shmangur
djegie të mundshme.
Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm (Nëse
nuk parashikohet lidhja me ujin).
1.6 Shërbimi
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme
për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet
kryer nga një elektriçist i kualifikuar ose
nga një person i aftë.
Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet
nga një Qendër e autorizuar Shërbimi,
si dhe duhen përdorur vetëm pjesë
këmbimi origjinale.
1.7 Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që
mund të dëmtojnë shtresën e
ozonit në qarkun e ftohësit apo në
materialet izoluese. Pajisja nuk
duhet të hidhet së bashku me
plehrat e tjera të qytetit. Shkuma
izoluese përmban gazra të
ndezshëm: pajisja duhet të hidhet
në përputhje me rregullat e
zbatueshme të vendosura nga
autoritetet tuaja lokale. Shmangni
dëmtime në njësinë ftohëse,
veçanërisht në pjesën e pasme
pranë shkëmbyesit të nxehtësisë.
Materialet e përdorura për këtë
pajisje që kanë simbolin
janë të
riciklueshme.
2. FUNKSIONIMI
2.1 Përpara përdorimit të parë
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë
të vakët dhe pak sapun natyral për të
hequr erën tipike të një produkti të ri, e
më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
2.2 Ndezja
Vendoseni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës në
drejtim të akrepave të orës në një cilësim
mesatar.
2.3 Çaktivizimi
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin
e temperaturës në pozicionin "O".
2.4 Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të vënë në funksionim pajisjen,
veproni si më poshtë:
rrotulloni rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të
përftuar minimumin e ftohtësisë.
rrotulloni rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për
të përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Më e përshtatshme në përgjithësi
është një cilësim mesatar.
Megjithatë, duhet të zgjidhet cilësimi i
saktë duke pasur parasysh se
temperatura brenda pajisjes varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit që ruhet në të
vendndodhja e pajisjes.
SHQIP 5
Seitenansicht 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 63 64

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare