
Nëse përdorni detergjent standard
dhe tableta të shumëfishta (me ose pa
kripë), vendosni nivelin e duhur të
fortësisë së ujit për të mbajtur aktiv
treguesin e rimbushjes me kripë.
Tabletat e shumëfishta që
përmbajnë kripë nuk janë
mjaft efikase për të zbutur
ujin e fortë.
Mënyra e caktimit të nivelit të
zbutësit të ujit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
zgjedhjes së programit.
1. Sigurohuni që shënuesi i programit
në çelës të jetë në pozicionin ndezur/
fikur.
2. Për të hyrë në modalitetin e
përdoruesit, shtypni dhe mbani
shtypur Delay. Në të njëjtën kohë,
rrotulloni çelësin në drejtim të kundërt
të akrepave të orës derisa shënuesi i
programit të tregojë programin e
parë. Lëshojeni Delay kur treguesit
Start dhe treguesi i ndezjes/fikjes të
pulsojnë.
• Pulsimi me ndërprerje i
tregon cilësimin aktual, p.sh. 5
pulsime + pauzë + 5 pulsime =
niveli 5.
3. Shtypni Delay vazhdimisht për të
ndryshuar cilësimin. Sa herë që
shtypni Delay numri i nivelit rritet.
Pasi arrin nivelin 10, numërimi do të
fillojë sërish nga niveli 1.
4. Për të konfirmuar cilësimin, rrotulloni
çelësin e programeve derisa
shënuesi i programit të jetë sërish në
pozicionin ndezur/fikur
6.3 AirDry
AirDry përmirëson rezultatet e tharjes me
konsum më të ulët energjie.
Gjatë fazës së tharjes, dera
hapet automatikisht dhe
qëndron paksa e hapur.
KUJDES!
Mos u përpiqni të mbyllni
derën e pajisjes brenda 2
minutave pas hapjes
automatike. Kjo mund të
shkaktojë dëmtim të pajisjes.
AirDry aktivizohet automatikisht me të
gjitha programet duke përjashtuar .
KUJDES!
Nëse fëmijët kanë akses te
pajisja, këshillohet që ta
çaktivizoni AirDry sepse
hapja e derës mund të
përbëjë rrezik.
Çaktivizimi i AirDry
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
zgjedhjes së programit.
1. Për të hyrë në modalitetin e
përdoruesit, shtypni dhe mbani
shtypur Delay. Në të njëjtën kohë,
rrotulloni çelësin në drejtim të kundërt
të akrepave të orës derisa shënuesi i
programit të tregojë programin e
parë. Lëshojeni Delay kur treguesit
Start dhe treguesi i ndezjes/fikjes të
pulsojnë.
2. Rrotulloni çelësin në drejtim të
kundërt të akrepave të orës derisa
shënuesi i programit të tregojë
programin e dytë.
www.electrolux.com10
Kommentare zu diesen Handbüchern