
1. Shtypni dhe mbani shtypur Program
derisa të ndizen të gjithë treguesit e
programit dhe të pulsojë treguesi i
përfundimit.
Nisja e një programi pa shtyrje
programi
1.
Hapni rubinetin e ujit.
2.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen.
3.
Shtypni Program vazhdimisht derisa
të ndizet vetëm treguesi i programit që
doni të vendosni.
4.
Mbyllni derën e pajisjes. Programi
fillon.
Nisja e një programi me shtyrjen
e fillimit të programit
1. Vendosni programin.
2. Shtypni Delay për të shtyrë fillimin e
programit me 3 orë.
• Treguesi Delay ndizet.
3.
Mbyllni derën e pajisjes. Fillon
numërimi mbrapsht.
• Kur përfundon numërimi mbrapsht,
fillon programi.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja punon
Nëse e hapni derën, pajisja ndalon. Kur e
mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika ku
u ndërpre.
Anulimi i shtyrjes së programit
ndërsa funksionon numërimi
mbrapsht
Përdorni funksionin Reset.
Kur e anuloni shtyrjen e programit,
duhet ta vendosni programin
përsëri.
Anulimi i programit
Përdorni funksionin Reset.
Sigurohuni që të ketë detergjent
në kutinë e detergjentit përpara se
të filloni një program të ri.
Në përfundim të programit
Treguesi i përfundimit ndizet kur programi
ka përfunduar.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
çaktivizuar pajisjen.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
E rëndësishme
• Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni ato
nga pajisja. Enët e nxehta mund të
dëmtohen lehtë.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
dhe më pas atë të sipërmin.
• Mund të ketë ujë anash dhe te dera e
pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më
shpejt se enët e tjera.
8. UDHËZIME DHE KËSHILLA
8.1 Zbutësi i ujit
Uji i fortë përmban një sasi të lartë
mineralesh që mund të shkaktojnë
dëmtimin e pajisjes dhe rezultate të këqija
në larje. Zbutësi i ujit i neutralizon këto
minerale.
Kripa e enëlarëses e mban zbutësin e ujit
të pastër dhe në gjendje të mirë. Është e
rëndësishme që të vendosni nivelin e
duhur të zbutësit të ujit. Kjo bën të
mundur që zbutësi i ujit të përdorë sasinë
e duhur të kripës së enëlarëses dhe të ujit.
12
www.electrolux.com
Kommentare zu diesen Handbüchern