
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës gjatë programit të
larjes.
4. Mbyllni shpërndarësin e shpëlarësit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
Përshtatja e dozimit të shpëlarësit
Përzgjedhja nga fabrika: pozicioni 3.
Ju mund të zgjidhni dozimin e shpëlarësit
midis pozicionit 1 (dozimi më i ulët) dhe
pozicionit 4 (dozimi më i lartë).
Rrotulloni përzgjedhësin e shpëlarësit
4
për të rritur ose për të ulur dozën.
FUNKSIONI I SHUMËFISHTË
Funksioni "Multitab" përdoret për tabletat e
kombinuara të detergjenteve.
Këta tableta përmbajnë agjentë, si
detergjenti, lënda shpëlarëse dhe kripa për
enëlarëse. Disa lloje tabletash mund të
përmbajnë edhe agjentë të tjerë.
Kontrolloni nëse këto tableta mund të
përdoren për fortësinë e ujit tuaj. Referojuni
udhëzimeve nga prodhuesi.
Kur ju vendosni funksionin "Multitab", ai
qëndron i aktivizuar derisa ju ta çaktivizoni
atë.
Funksioni "Multitab" çaktivizon rrjedhjen e
lëndës shpëlarëse dhe të kripës.
Funksioni "Multitab" çaktivizon dritat
treguese të kripës dhe të lëndës
shpëlarëse.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet nëse
përdorni funksionin "Multitab".
Aktivizoni funksionin "Multitab" përpara
fillimit të një programi larjeje.
Ju nuk mund ta aktivizoni funksionin
"Multitab" kur programi është në
proces.
Për të aktivizuar funksionin "Multitab":
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve D dhe E derisa drita
treguese e "Multitab" të ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin "Multitab" dhe
për të përdorur të ndara detergjentin, kripën
dhe lëndësn shpëlarëse:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve D dhe E derisa drita
treguese e "Multitab" të fiket.
4. Mbushni kutinë e kripës dhe atë të
lëndës shpëlarëse.
5. Vendosni përcaktimin e zbutësit të ujit
në nivelin më të lartë.
6. Kryeni një program larjeje pa enë
brenda.
7. Përshtateni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
8. Përshtatni dozimin e lëndës shpëlarëse.
MBUSHJA E ENËLARËSES ME TAKËME DHE ENË
Referojuni broshurës "Shembuj të
ngarkesave RealLife".
Udhëzime dhe këshilla
• Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë
(sfungjerë, lecka për pastrim).
• Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
• Zbutini ushqimet e djegura të mbetura
mbi artikuj.
• Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe
tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar
për poshtë.
• Sigurohuni që uji të mos mblidhet në enë
ose në tasa.
• Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
ngjiten bashkë.
• Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra-
tjetrën.
• Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
• Lugët përziejini me takëme të tjera për të
mos lejuar që të ngjiten me njëra-tjetrën.
• Kur fusni artikuj në kosh, sigurohuni që uji
t'i prekë të gjitha sipërfaqet.
10 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern