
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Klasifikimi i teshave.
Ndiqni simbolet e kodeve të larjes mbi
etiketat e teshave si dhe udhëzimet e
prodhuesit për larjen. Klasifikojini teshat si më
poshtë: të bardha, me ngjyra, sintetike,
delikate, të leshta.
Temperaturat
95° ose 90°
për tesha të bardha pambuku
dhe të linjta me ndotje normale
(si p.sh. peceta, peshqirë,
mbulesa tavoline, çarçafë...)
60°/50°
për teshat me ndotje normale,
dhe me ngjyra që nuk zbehen
(si p.sh. bluza, këmisha nate,
pizhame....) me fibra pambuku
ose sintetike si dhe për të
pambuktat e bardha me ndotje
të lehta (si p.sh. të brendshmet)
40°-30°- Ujë
i ftohtë
për teshat delikate (p.sh. perdet
me thurje), teshat e përziera
duke përfshirë ato me fibra
sintetike dhe të leshtat që kanë
të shkruar në etiketë "lesh i ri i
pastër, i përshtatshëm për
larjen në lavatriçe, pa-tkurrje"
Përpara se të fusni brenda teshat
Mos i lani asnjëherë teshat e bardha dhe ato
me ngjyrë bashkë. Të bardhat mund të
humbasin "bardhësinë" gjatë larjes.
Teshat e reja me ngjyra mund të zbehen gjatë
larjes së parë; Për të arsye ato duhen larë veç
e veç herën e parë.
Sigurohuni që nëpër tesha të mos
mbeten objekte metalike (p.sh. karfica
koke, paramane, gozhdë).
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni zinxhirët,
togëzat dhe sustat. Lidhni mirë fjongot dhe
shiritat e gjatë.
Njollat e vështira hiqini përpara se t'i lani në
lavatriçe.
Fërkojini zonat e ndotura shumë me një
detergjent të veçantë ose pastë detergjenti.
Trajtojini perdet me një kujdes të veçantë.
Hiqini pse mbërthejini togëzat të futura në një
qeskë apo rrjetë.
Ngarkesat maksimale
Ngarkesat e këshilluara janë paraqitur në
tabelat e programeve të larjes.
Rregulla të përgjithshme:
• Të pambukta, të linjta: kazani plot por jo
shumë ngjeshur;
•
Sintetiket: kazani jo më shumë se gjysmë
plot;
•
Materiale delikate dhe të leshtat:
kazani jo më shumë se një e treta plot;
Duke larë me një ngarkesë maksimale, bëni
shpenzimin më të mirë të ujit dhe energjisë.
Për teshat me ndotje të madhe, pakësoni
sasinë e ngarkesës.
Peshat e teshave
Peshat e mëposhtme janë vlera të përafërta:
Peshat e mëposhtme janë vlera të
përafërta:
peshqir banje (robdeshambër) 1200 g
këllëf jorgani 700 g
bluzë pune për burra 600 g
Çarçafë, pizhame burrash 500 g
mbulesë tavoline 250 g
këllëf jastëku, peshqir,
këmishë nate, bluzë burrash
200 g
peceta, mbathje të shkurtra
grash, pelena, bluzë, mbathje
burrash
100 g
Heqja e njollave
Njollat kokëforta mund të mos hiqen thjesht
me ujë dhe detergjent. Për këtë arsye, është
e këshillueshme t'i trajtoni ato paraprakisht
përpara larjes në lavatriçe.
Gjak: trajtojini njollat e freskëta me ujë të
ftohtë. Për njollat e thara, lërini gjithë natën në
ujë me detergjent të posaçem më pas
fërkojini me ujin me sapun.
Bojëra vaji: njomini me heqës njollash me
bazë benzine, vendoseni teshën mbi një
copë të butë dhe lyejeni njollën; trajtojeni disa
herë.
Njolla yndyre të thara: njomini me heqën
terpentinë, vendoseni teshën mbi një
sipërfaqe të butë dhe lyejeni njollën me majat
e gishtërinjve dhe një copë pambuku;
Ndryshk: acid oksalik i shkrirë në ujë të
nxehtë ose një produkt që heq ndryshkun i
përdorur i ftohtë. Bëni kujdes me njollat e
ndryshkut që nuk janë të freskëta, pasi
struktura celuloze do të jetë dëmtuar tashmë
dhe në copë mund të krijohet një vrimë.
12 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern