
Programi
■ ■ ■
■ ■ ■ ■
1)
Vendosni shpejtësinë e centrifugimit. Sigurohuni që të jetë e përshtatshme për llojin e
pëlhurave që po lahen. Nëse vendosni opsionin Pa centrifugim, atëherë ka vetëm fazë
shkarkimi.
5.2 Woolmark Apparel Care -
Blu
Cikli i larjes për të leshtat në këtë makinë
larëse është miratuar nga The Woolmark
Company për larjen e rrobave të leshta
që mbajnë etiketën "për larje me dorë"
nëse rrobat lahen sipas udhëzimeve të
dhëna nga prodhuesi i kësaj makine
larëse. Ndiqni udhëzimet e tharjes dhe
proceseve të tjera të larjes në etiketën
për kujdesin ndaj rrobave. M1230
Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë,
Hong-Kong dhe Indi, simboli "Woolmark"
është markë tregtare certifikimi.
6. VLERAT E KONSUMIT
Vlerat e deklaruara janë marrë në kushte laboratorike me standardet
përkatëse. Shkaqe të ndryshme mund të ndryshojnë të dhënat: sasia
dhe lloji i rrobave për larje dhe temperatura e ambientit. Gjithashtu në
kohëzgjatjen e programit të larjes mund të ndikojë edhe presioni i ujit,
tensioni i furnizimit dhe temperatura e ujit në hyrje.
Specifikimet teknike mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim paraprak për
të përmirësuar cilësinë e produktit.
Në nisje të programit, ekrani tregon kohëzgjatjen e programit për
kapacitetin maksimal të ngarkesës.
Gjatë fazës së larjes, kohëzgjatja e programit llogaritet automatikisht dhe
mund të reduktohet mjaft nëse ngarkesa e rrobave është më e ulët sesa
kapaciteti maksimal i ngarkesës (p.sh. Të pambuktat 60°C, kapaciteti
maksimal i ngarkesës 8 kg, kohëzgjatja e programit i tejkalon 2 orë;
ngarkesa reale 1 kg, kohëzgjatja e programit do të jetë më pak se 1 orë).
Kur pajisja është duke llogaritur kohëzgjatjen e vërtetë të programit, në
ekran pulson një pikë.
SHQIP 11
Kommentare zu diesen Handbüchern