
Kutia e shkarkimit
Paralarja
Larja
Zbutësi (mos e mbushni mbi simbolin MAX
M
)
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Ju lutemi lexoni me kujdes pikat e
mëposhtme përpara se të instaloni dhe të
përdorni pajisjen tuaj. Ruajeni këtë manual
bashkë me pajisjen.
Siguria e përgjithshme
• Mos modifikoni si dhe mos u përpiqni ta
modifikoni këtë pajisje. Kjo do t'ju vinte
juve në rrezik.
• Sigurohuni që të keni hequr nga teshat
gjithë monedhat, paramanat, karficat,
vidhat etj. përpara se të filloni një
program larjeje. Nëse i harroni aty gjatë
larjes, ato mund ta dëmtojnë seriozisht
pajisjen.
• Përdorni sasinë e këshilluar të
detergjentit.
• Vendosni teshat e vogla bashkë (çorape,
rripa, etj.) në çanta të vogla të linjta ose
në një kuti të posaçme.
• Pas përdorimit, hiqeni pajisjen nga priza
dhe mbyllni rubinetin e hyrjes së ujit.
• Para se të pastroni apo mirëmbani
pajisjen, shkëputeni atë gjithmonë nga
rrjeti elektrik.
• Mos lani në lavatriçe tesha me fibra, të
ashpra apo të shqyera.
Instalimi
• Shpaketoni ose kërkoni t'ua shpaketojnë
pajisjen sapo ta keni marrë. Kontrolloni
pajisjen nga jashtë për ndonjë dëmtim të
mundshëm. Raportojini shitësit çdo
dëmtim të shkaktuar nga transporti.
• Hiqni gjithë bulonat e transportit dhe
paketimet përpara se të instaloni pajisjen.
• Lidhja me ushqimin me ujë duhet kryer
nga një hidraulik i kualifikuar.
• Nëse qarku elektrik i shtëpisë tuaj ka
nevojë të përshtatet për të mundësuar
lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, kjo
duhet kryer nga një elektricist i kualifikuar.
• Sigurohuni që, pas instalimit, kablli i
ushqimit të mos ketë ngecur nën pajisje.
• Nëse pajisja montohet mbi një dysheme
të shtruar me qilim, sigurohuni që qilimi të
mos pengojë vrimat e ajrimit që ndodhen
në bazamentin e pajisjes.
• Pajisja duhet pajisur me një prizë me
tokëzim, e cila përshtatet me rregulloret.
• Përpara se të lidhni pajisjen tuaj me
energjinë elektrike, lexoni me kujdes
udhëzimet në kapitullin me emër "Lidhja
elektrike".
• Zëvendësimi i kabllit të ushqimit duhet të
kryhet vetëm nga inxhinieri i autorizuar i
shërbimit.
• Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
dëmtime që vijnë si pasojë e një instalimi
të pasaktë.
Masa paraprake që duhen marrë
kundër ngrirjes
Nëse pajisja është e vendosur në ambiente
me temperatura më të ulëta se 0°C, duhet
të ndërmerrni masat e mëposhtme:
• Mbyllni rubinetin dhe zbërtheni tubin e
hyrjes së ujit.
• Vendoseni skajin fundor të tubit të hyrjes
së ujit dhe atë të kullimit mbi një enë të
vendosur në dysheme.
• Zgjidhni programin e Kullimit dhe lëreni të
punojë deri në fund të ciklit.
• Shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike
duke e rrotulluar çelësin e programeve në
pozicionin "Ndalo"
.
• Hiqeni pajisjen nga priza.
• Zëvendësoni zorrën e kullimit dhe të
hyrjes së ujit.
electrolux 3
Kommentare zu diesen Handbüchern