
3. FUNKSIONIMI
3.1 Ndezja
Vendoseni spinën në prizën e murit.
Drita treguese do të ndizet.
Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës në
drejtim të akrepave të orës në një cilësim
mesatar.
Nëse temperatura brenda pajisjes
është tepër e lartë, do të ndizet
drita e alarmit.
3.2 Fikja
Për të fikur pajisjen hiqni spinën e rrymës.
3.3 Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të vënë në funksionim pajisjen,
veproni si më poshtë:
• rrotulloni rregullatorin e temperaturës
drejt një vendosje më të ulët, për të
përftuar minimumin e ftohtësisë.
• rrotulloni rregullatorin e temperaturës
drejt një vendosje më të lartë, për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Më e përshtatshme në përgjithësi
është një vendosje mesatare.
Megjithatë, duhet të zgjidhet vendosja e
saktë duke pasur parasysh se
temperatura brenda pajisjes varet nga:
• temperatura e dhomës
• shpeshtësia e hapjes së kapakut
• sasia e ushqimit që ruhet në të
• vendndodhja e pajisjes.
4. PANELI I KONTROLLIT
1 2 3
45
1
Drita treguese
2
Drita e alarmit ndaj temperaturës së
lartë
3
Drita Action Freeze
4
Butoni Action Freeze
5
Rregullatori i temperaturës
4.1 Funksioni Action Freeze
Mund të aktivizoni funksionin Action
Freeze duke shtypur butonin Action
Freeze.
Drita Action Freeze do të ndizet.
Është e mundur të çaktivizoni funksionin
në çdo kohë duke shtypur butonin Action
Freeze . Drita Action Freeze do të fiket.
6
www.electrolux.com
Kommentare zu diesen Handbüchern