Electrolux EC4200ADW Bedienungsanleitung Seite 9

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 60
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 8
Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
8. KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon
në njësinë e saj ftohëse; për këtë
arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi
duhet të kryhen vetëm nga teknikë
të autorizuar.
8.1 Pastrimi periodik
1.
Fikni pajisjen.
2.
Shkëputeni pajisjen nga priza.
3.
Pastrojeni rregullisht pajisjen dhe
aksesorët e saj me ujë të ngrohtë dhe
sapun neutral. Pastrojeni me kujdes
guarnicionin e kapakut.
4.
Thajeni plotësisht pajisjen.
5.
Futeni sërish në prizë pajisjen.
6.
Ndizni pajisjen.
KUJDES
Mos përdorni detergjentë,
produkte gërryes, produkte
pastrues me shumë parfum ose
pastrues me përmbajtje dylli për të
pastruar pjesën e brendshme
pajisjes.
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Nuk është nevoja të pastroni
zonën e kompresorit.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në
këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që
veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të
pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me
pak lëng larës.
8.2 Shkrirja e ngrirësit
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës
arrin një trashësi prej 10-15 mm.
Koha më e mirë për të shkrirë ngrirësin
kur brenda tij ka pak ose nuk ka ushqime.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
1.
Fikni pajisjen.
2.
Hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët.
3.
Lëreni kapakun hapur, hiqni tapën
nga tubi i kullimit të ujit të shkrirë dhe
mblidheni ujin e shkrirë në një kovë.
Përdorni një kruese për të hequr
shpejt akullin.
4.
Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar,
thani pjesët e brendshme të pajisjes
tërësisht dhe rivendoseni tapën.
5.
Ndizni pajisjen.
6.
Vendoseni çelësin e temperaturës në
pozicion të tillë që të përftoni
ftohtësinë maksimale dhe lëreni
pajisjen të punojë për dy ose tre orë
me këtë përzgjedhje.
7.
Rivendosni në pajisje ushqimet që
hoqët më parë.
Mos përdorni kurrë mjete të
mprehta metalike për të kruar
akullin pasi mund të dëmtoni
pajisjen. Mos përdorni asnjë
pajisje mekanike apo mjete
artificiale për të përshpejtuar
procesin e shkrirje, veç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Ngritja e temperaturës së pakove
të ushqimit të ngrirë, gjatë
shkrirjes, mund t'i shkurtojë jetën
ruajtjes së ushqimit.
Sasia e brymës në muret e
pajisjes do të shtohet nëse
ambienti i jashtëm ka nivel të lartë
lagështire dhe nëse ushqimi i
ngrirë nuk është mbështjellë mirë.
8.3 Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
SHQIP 9
Seitenansicht 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 59 60

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare