Electrolux EC4200ADW Bedienungsanleitung Seite 8

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 60
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 7
6.4 Koshat mbajtës
AB
Varini koshat në skajin e sipërm të
frigoriferit (A) ose vendosini ato brenda
frigoriferit (B). Rrotulloni dhe fiksoni
dorezat për këto dy pozicione, siç
tregohet në figurë.
230
806606 946 1061
1201 1336 1611
Koshat do të rrëshqasin brenda njëri-
tjetrit.
Figurat e mëposhtme tregojnë se si
shumë kosha mund të vendosen brenda
modeleve të ndryshme të frigoriferëve.
Gjithashtu ju mund të blini kosha të tjerë
shtesë pranë Qendrës së Shërbimit.
7. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
7.1 Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni
disa këshilla të rëndësishme:
sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë. është shfaqur në
tabelën e vlerave;
procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk
duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë
gjatë kësaj periudhe;
ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
përgatitni ushqimin në racione të vogla
për të mundësuar ngrirjen e tij të
shpejtë dhe të plotë si dhe për të bërë
të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në
sasinë e dëshiruar;
mbështilleni ushqimin me letër alumini
ose polietileni dhe sigurohuni që
paketimi të jetë hermetik;
mos lejoni ushqimet e freskëta, të
pangrira, të prekin ushqimet që janë
tashmë të ngrira, në mënyrë që të
shmangni një rritje temperature të
këtyre të fundit;
ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe
më gjatë se ushqimet e yndyrshme;
kripa redukton jetëgjatësinë e ruajtjes
së ushqimit;
akujt e ujit, nëse konsumohen
menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e
ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës nga ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në
çdo pako ushqimi të ngrirë datën e
ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e
ruajtjes.
7.2 Këshilla për vendosjen e
ushqimeve të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë
nga kjo pajisje, duhet:
të siguroheni se ushqimet e ngrira që
keni blerë janë ruajtur siç duhet nga
shitësi;
të siguroheni se ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës,
në një kohë sa më të shkurtër;
të mos e hapni shpesh kapakun apo ta
lini hapur më gjatë se ç'duhet.
Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet
shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish.
8
www.electrolux.com
Seitenansicht 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 59 60

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare