
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrimi i produktit 5
Përdorim 5
Tabelat e Programeve 6
Udhëzime dhe këshilla 6
Të dhëna Teknike 7
Probleme që lidhen me mjedisin 7
Instalimi 7
Garancia Europiane 8
www.electrolux.com 9
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Siguria e përgjithshme
LEXOJINI ME KUJDES DHE RUAJINI
PËR MË VONË
• Kyçja e brendshme e integruar e sigurisë
nuk lejon mikrovalën të punojë kur dera
është hapur.
• Mos i ngacmoni si dhe mos u përpiqni të
vini në punë mikrovalën me derën e hapur,
pasi kjo mund të shkaktojë daljen jashtë të
energjisë së mikrovalës.
• Mos lini të grumbullohen në guarnicionin e
derës mbeturina ushqimi apo mbetje ilaçi
pastrues. Shihni paragrafin e Pastrimit dhe
Mirëmbajtjes për udhëzime lidhur me
pastrimin.
• Është veçanërisht e rëndësishme që dera
e furrës të mbyllet siç duhet si dhe që të
mos jenë dëmtuar: (1) dera (që në
ambalazh), (2) menteshat dhe çengeli i
derës (të thyera apo të pasigurta), (3)
guarnicionet e derës dhe sipëraqja e tyre.
Paralajmërim Nëse dera, menteshat/
çengelat ose guarnicioni i derës janë
dëmtuar, mikrovala nuk duhet vënë në
punë derisa të jetë riparuar nga një
punonjës shërbimi i autorizuar.
Paralajmërim Është e rrezikshme nëse
njerëz të tjerë veç personelit të trajnuar
të shërbimit të punojnë apo rregullojnë
këtë furrë më mikrovalë. Kontaktoni
agjentin më të afërt të autorizuar të
shërbimit nëse keni nevojë për riparime.
• Mos e hiqni kapakun e jashtëm, derën ose
panelin e kontrollit në çdo kohë. Ky veprim
mund të shkaktojë ekspozimin e një
tensioni shumë të lartë.
• Instalojeni dhe vendoseni mikrovalën
vetëm në përputhje me "udhëzimet e
instalimit" që gjeni në këtë manual.
• Përdoreni pajisjen për qëllimin që është
projektuar, siç përshkruhet në këtë
manual. Mos e përdorni kimikate gërryes
në këtë pajisje. Kjo lloj mikrovale është
projektuar veçanërisht për të ngrohur,
gatuar dhe për të shkrirë ushqime. Ajo nuk
është projektuar për përdorim industrial
apo laboratorik, e as për qëllime tregëtare,
pasi kjo do të shfuqizonte garancinë.
• Mos e vini në punë mikrovalën bosh. Nëse
brenda në pajisje nuk ka ushqim ose ujë
për të thithur energjinë e mikrovalëve, tubi
magnetron mund të dëmtohet.
• Mos e lini këtë pajisje jashtë. Mos e
përdorni këtë produkt pranë një burimi uji.
• Mos u përpiqni të thani tesha ose gazeta
brenda në furrën me mikrovalë. Këto mund
të marrin flakë.
• Mos e përdorni pajisjen për të ruajtur
brenda ushqim. Mos lini brenda pajisjes
produkte letre, enë gatimi ose ushqime,
kur ajo nuk është në punë.
• Temperatura e sipërfaqeve të arritshme
mund të jetë e lartë kur pajisjet janë në
punë e sipër.
Paralajmërim Nëse vini re tym, fikni
pajisjen ose hiqeni atë nga priza, si dhe
mbani derën mbyllur për të mbytur çdo
flakë brenda. Mos përdorni kurrë ujë.
2 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern