
Ringrohja e ushqimit të ftohur
Udhëzimet e prodhuesit për kohën e gatimit
të ushqimit përdorini vetëm si udhëzime.
Nëse ushqimi nuk është gatuar mirë në
kohën e caktuar, futeni sërish në furrë dhe
vazhdoni gatimin derisa të gatuhet plotësisht.
Trazojeni gjithmonë rregullisht ushqimin,
veçanërisht salcat dhe tavat.
Koha e qëndrimit është shumë e
rëndësishme, ajo është pjesë e procesit të
gatimit si dhe mundëson njëtrajtësimin e
temperaturës nëpër ushqim.
Shkrirja
1. Hapni derën, vendosni ushqimin mbi
pllakën e rrotullueshme. Mbylleni derën.
2. Vendoseni përzgjedhësin e fuqisë në
nivelin e dëshiruar të fuqisë. (Shihni
udhëzuesin e përzgjedhjes së fuqisë së
mikrovalës.)
3. Vendoseni kohëmatësin në kohën e
dëshiruar të gatimit.
4. Furra fillon të shkrijë.
Në përfundim të programit, mikrovala
fiket dhe lëshon një tingull.
Kur gatuani për më pak se 2 minuta,
vendoseni kohëmatësin në një kohë më
të gjatë e më pas kthejeni sërish në
kohën e dëshiruar.
Pas përdorimit, sigurohuni që ta ktheni
kohëmatësin në 0, përndryshe furra do
të vazhdojë të punojë.
Tabelat e Programeve
Udhëzuesi i përzgjedhjes së fuqisë së mikrovalës
Përzgjedhja e
fuqisë
Përdorimi i këshilluar
150 W Mbajtja ngrohtë; Mbajtja ngrohtë e ushqimeve
(Shkrirja)
Shkrirja; Shkrirja e ushqimeve të ngrira.
460 W Mesatare; Shkrirje më e shpejtë dhe ringrohje tavash dhe gjyveçi.
650 W Ringrohje; Pjekja e kekëve dhe pudingëve si dhe ringrohja e ushqimeve të para-
gatuara. Pjekja e copave të mishit dhe shpendëve.
800 W E lartë; Zierja dhe ringrohja e lëngjeve. Gatimi i perimeve. Para-ngrohja e enës
së posaçme për mikrovalën.
Udhëzime dhe këshilla
Këshilla për mikrovalën
• Mbajeni gjithmonë furrën të pastër -
shmangni derdhjet e ushqimit dhe mos
harroni të pastroni nën pllakën e
rrotullueshme dhe derën nga brenda.
• Përdorni mundësisht tava sferike ose ovale
me kapak, kur gatuani në furrën me
mikrovalë.
• Mos përdorni tava metalike ose me
dekoracione metalike. Materiale të
caktuara plastike mund të shkrihen dhe të
deformohen nga ushqimi i nxehtë.
• Mbulojeni ushqimin gjatë gatimit. Përdorni
një kapak qelqi, një pjatë ose një letër
rezistuese ndaj yndyrës.
• Brumërat, bukën dhe të tilla të ngjashme
mund t'i shkrini direkt brenda koshit të
bukës ose mbi një pecetë letre.
• Nëse e ngrohni ushqimin e ngrirë brenda
ambalazhit të tij origjinal, paketimi duhet
hapur. Ambalazhet që përmbajnë pjesë
ose dekoracione metalike nuk duhen
përdorur, përsa kohë nuk këshillohet
përdorimin i tyre në mikrovalë. Hiqni
kapëset metalike dhe lidhëset e telit.
• Copa të vogla letre alumini mund të
përdoren për të mbuluar pjesë që
mbinxehen shpejt si p.sh., kofshë pule.
• Ushqimet me lëkure ose cipë duhen
shpuar me një pirun - p.sh. patatet dhe
salsiçet. Mos i zieni vezët në furrën me
mikrovalë pasi mund të pëlcasin.
• Copat e mëdha e të trasha vendosni nëpër
qoshet e tavës dhe përpiquni ta copëtoni
ushqimin në pjesë me madhësi të njëjtë.
Vendoseni gjithnjë ushqimin në qendër të
furrës.
6 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern