Electrolux EMM20208X Bedienungsanleitung Seite 8

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 12
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 7
Mos i bllokoni vrimat e ajrit në pjesën e
sipërme dhe anësore të pajisjes si dhe mos
vendosni asnjë objekt mbi mikrovalë. Nëse
vrimat e ajrit janë bllokuar gjatë punës,
furra mund të mbinxehet, dhe kjo mund të
çojë në keqfunksionim. Nga vrimat del ajër
i nxehtë, ndaj sigurohuni që të mos i
bllokoni ato apo të vendosni mbulesa
midis furrës dhe murit të pasmë.
Vendoseni furrën sa më larg radiove dhe
televizorëve brenda mundësisë. Kjo furrë
është në përputhje me kriteret e EEC të
mosinterferimit me të valët radio,
megjithatë nëse mikrovala vendoset
shumë afër një radioje ose TV mund të ketë
interferenca, për këtë arsye mbajini ato sa
më larg të jetë e mundur.
Nëse e keni vendosur në një qoshe, lini një
hapësirë prej së paku 15 cm nga muret
dhe 15 cm mbi mikrovalë.
E rëndësishme Furra mund të vendoset
pothuajse kudo në kuzhinë. Sigurohuni që
mikrovala të qëndrojë mbi një sipërfaqe të
sheshtë e të niveluar si dhe që si vrimat e
ajrimit ashtu edhe sipërfaqja nën furrë të mos
jenë të bllokuara (për ajrim të mjaftueshëm).
Lidhja me rrjetin elektrik
Furra dorëzohet me kabllin e ushqimit dhe një
spinë për 230 - 240 V priza te tokëzuara.
Mbrojtja e tokëzimit minimizon rreziqet në
rastin e një qarku të shkurtër. Kontrolloni për
t'u siguruar që tensioni i furrës përputhet me
atë të ushqimit elektrik.
Nëse furra lidhet me prizën nëpërmjet
një kablli zgjatues, sigurohuni që kablli
jetë i tokëzuar.
Paralajmërim Kjo pajisje nuk duhet të
përdoret në një ushqim të mbrojtur me
tokëzim. Kontaktoni një elektricist nëse
jeni të paqartë lidhur me lidhjet elektrike
të furrës ose pajisjen me mbrojtje me
tokëzim të ushqimit.
Paralajmërim Kjo pajisje duhet
tokëzuar. Nëse kjo pajisje është e pajisur
me një spinë që nuk i zëvendësohet
kablli, për të cilën priza është e
papërshtatshme, ajo duhet zëvendësuar
nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar, për të shmangur
rreziqet.
Paralajmërim Nëse kablli i ushqimit
është i dëmtuar, ai duhet zëvendësuar
nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar, për të shmangur
rreziqet.
Garancia Europiane
Pajisja është e garantuar nga Electrolux në
secilin nga shtetet e listuar në pjesën e
pasme të këtij udhëzuesi përdorimi, për
periudhat e specifikuara në garancinë e
pajisjes apo nga ligji. Nëse transferoheni në
një shtet tjetër ndër shtetet e listuar, garancia
e pajisjes do të vlejë sipas specifikimeve të
mëposhtme:
Garancia e pajisjes fillon nga data që keni
blerë pajisjen, datë kjo që mund të
provohet nga një dokument blerjeje, i
lëshuar nga shitësi i pajisjes.
Garancia e pajisjes është e vlefshme për të
njëjtën periudhë dhe të njëjtin qëllim
përdorimi, si dhe mbulon pjesët e blera, në
vendin e ri të qëndrimit tuaj, për këtë model
të veçantë apo grup pajisjesh.
Garancia e pajisjes është personale vetëm
për blerësin origjinal të pajisjes dhe nuk
mund t’i kalojë një përdoruesi tjetër.
Pajisja është instaluar dhe vënë në
përdorim në përputhje me udhëzimet e
lëshuara nga Electrolux dhe është
përshtatur vetëm për përdorim shtëpiak
dhe jo për përdorim komercial.
Pajisja është instaluar në përputhje me të
gjitha rregulloret në fuqi të shtetit tuaj të ri
të banimit.
Dispozitat e kësaj Garancie Europiane nuk
bien ndesh me asnjë nga të drejtat e
garantuara nga ligji.
8 electrolux
Seitenansicht 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare